|E diel, Tetor 22, 2017

Dy të arrestuar në Lushnje 

Lushnje – Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit Klevis Turku, 32 vjeç, banues në fshatin Pirre.

Në vendin e quajtur “Kamçisht”, duke drejtuar motomjetin tip Spritno me targa AH907, ka aksidentuar shtetasin V.T, 29 vjeç, banues në fshatin Pirre, i cili ndodhet në spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve.

.Fligor Malko, 33 vjeç, banues në fshatin Zharnec, Divjakë. Në  aksin rrugor  Pushimi i Shoferit-Divjakë, shtetasi Fligor Malko duke drejtuar mjetin traktor tip Kubota  pa targa dhe i pa paisur me leje drejtimi, është  përplasur (dhe larguar nga vendi i ngjarjes) me   motorcikletën tip “Bashan”  pa targa që drejtohej nga shteasi M.H, 24 vjeç, i cili ndodhet në spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve.

Divjakë – Nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Divjakë, u arrestua në flagrancë shtetasi Fadil Hoxha, 53 vjeç, banues në fshatin Grabian, Divjakë, si edhe u procedua penalisht shtetasi A.M, 14 vjeç. Të dy këta shtetas janë kapur në flagrancë duke vjedhur një sasi prej 80 kg ullinjë në tokën e shtetasit Th.Dh, 53 vjeç, banues në fshatin Xenkë Divjakë.

alb365/policia

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
AP: Kriza e madhe në zemër të Ballkanit

Një tren nga Serbia, me mbishkrimet "Kosova është Serbi" në gjuhë të ndryshme, i ndalur në kufirin me Kosovën, ka...

Close