|E enjte, Janar 19, 2017
  • NA NDIQ NË

Dy të arrestuar në Lushnje 

Lushnje – Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasit:

1.Elton Qosja, 34 vjeç.
2.Julian Qosja, 26 vjeç, të dy banues në lagjen “Xh.Nepravishta”,Lushnje.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi duke pastruar një pronë të familjes së tyre në fshatin Dushk të rrethit Lushnjë, kanë ndezur një zjarr për të djegur shkurret dhe në këtë moment u ka dalë zjarri jashtë kontrollit e si pasojë janë djegur e dëmtuar rreth 1200 pemë ulliri të moshës nga 3-7 vjeçarë në pronësi të disa shtetasve nga fshati Dushk.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” e kryer në bashkëpunim .

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Përmirëso shikimin me këto ushtrime https://t.co/GWP4zGttJj https://t.co/zOJuQZpdnS
497 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Blushi – Të votojmë kundër Ramës e Berishës (foto e vidio)

Fier - Blushi ne Fier inaguron zyren, jep orientimet per fushaten zgjedhore Blushi para anetareve e simpatizanteve te LIBRA ne Fier pohoi se - Asnje shqiptar te mos marre nen 170...

Close