|E premte, Shkurt 23, 2018

Edhe Limaj ultimatum për Mustafën . 

110558Kosovë – Edhe deputeti i Nismës për Kosovës, Fatmir Limaj, i ka dhënë ultimatum kryeministrit të Kosovës Isa Mustafës, për të shkarkuar ministrin për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq.

Përmes një shkrimi të publikuar në facebook, Limaj kërkon që Jabllanoviq të shkarkohet para të mërkurës, ditë kjo kur është paralajmëruar edhe protesta e radhës e organizuar nga lëvizja Vetëvendosje dhe e përkrahur nga AAK-ja dhe Nisma.

“z.Kryeministër po ju bëj edhe njëherë thirrje, shkarkojeni Ministrin Jabllanoviq para protestës. Kryeministër përderisa të gjithë pa përjashtim, vendor e ndërkombëtar në deklarimet e tyre publike e kanë cilësuar që deklarata e ministrit Jabllanovic ka qenë ofenduese/fyese dhe raciste (e unë besoj se edhe ju e cilësoni të tillë) atëherë pse ju po hezitoni për ta shkarkuar”, ka shkruar Limaj në facebook.

Kërkesat për shkarkimin e Jabllanoviqit dhe kthimin e ndërmarrjes “Trepça”, sipas Limajt nuk janë kërkesë vetëm e atyre që po dalin në shesh, por sipas Limës, kjo është kërkesë e shumicës së qytetarëve të Kosovës, edhe pse ata nuk po e manifestojnë këtë përmes protestimit.

“Kam lexuar në media se keni deklaruar “Nuk do të dorëzohemi para kërkesës së protestuesve”. Siç e thashë edhe më lartë përderisa të gjithë pajtohemi se deklarata e ministrit ishte ofenduese dhe raciste, se pasuritë e Trepçës janë të Kosovës, të qytetarëve të saj dhe duhet të mbesin të tilla, atëherë për çfarë “dorëzimi” e keni fjalën??? Adresim shumë i gabuar z.Kryeministër”, shkruan Limaj.

Më poshtë, Limaj shkruan se këto protesta kanë ardhë si pasojë e vonesave dhe hezitimit të Mustafës, për të marrë masa për shkarkimin e Jabllanoviqit.

“Kur jemi te ” dorëzimi”, z.Kryeministër kurrë mos u dorëzo para atyre që kanë kërkesa të kundërligjshme, kërkesa kundër rendit kushtetues të vendit tonë dhe çdo kërkesë tjetër e cila është në kundërshtim me vullnetin e shumicës se qytetarëve të vendit tonë, e për këtë do ta kesh gjithmonë mbështetjen time dhe besoj edhe të gjithë të tjerëve”, ka shkruar Limaj.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Deputeti i PS – Kishim dyshimet tona tek Tahiri

Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin...

Close