|E shtunë, Janar 20, 2018

EDI PO IKËN, PO I HAP UDHËN ERIONIT 

 Nga ARMIR SHKURTI – Vaji i kandilit duket se i ka sosur Edi Ramës. Drogës e të tjerave tashmë u ka dalë kallaji nëpër botë dhe ky nuk mund të vazhdojë rolin. Atë që kemi parashikuar vite më parë, tashmë e kemi të prekshme: PASARDHËSI ËSHTË ERION VELIAJ!

Barcoleta e batuta pafund shpërthyen nga Krishtlindjet e këtej kur Veliaj nuk la kanal pa dalë. E kam fjalën për kanalet televizive. Dhe në mënyrë herë patetike e herë qesharake u përpoq me të gjitha mundësitë të na mbushë mendjen se është djali që po punon, që po robtohet për këtë të shkretë Tiranë e që falë sakrificave të tij, po na bëhet xhenet!

Sipas stilit të vjetër bolshevik, ky Veliaj i shëtit skelat sa tek Shallvaret tek Pallatet Agimi. Ka që kur u zgjodh kryetar që këtë marifet bën. Ia kanë mësuar që duhet të shihen punëtorë e makineri nëpër qytet që njerëzia të mendojë se AI punon. 7 muaj pasi inauguroi sheshin Skënderbej për zgjedhje, vazhdojnë vijnë vërdallë skela e materiale ndërtimi midis xhamisë dhe pallatit të Kulturës dhe tek gropa pas Skënderbeut. Ka një muaj e gjysmë që 100 metra trotuar mesi tek fillimi i rrugës së Kavajës po i mban në izoluara, rrethuar me skela e rrjeta se po bën…korsi biçikletash!

Lëvizjet e fundit brenda PS, mënjanimi i Tahirit, ardhja e Fatmir Xhafës në krye të Ministrisë së Brendëshme e të tjera ia kanë shtruar tapetin e kuq Lalit për të pasuar Ramën.

Nga ana tjetër, çuditërisht, as opozita nuk e prek asnjë fije Veliajn! Vjet në verë “u ngatërruan ashtu”, dhe vendimi për rritjen e çmimit të ujit në Tiranë kaloi. Po ashtu “si pa kuptuar”, kanë kaluar gjithë vendimet dhe projektet e Veliajt. Për më tepër, pa reagime më pas. A janë në të njejtën lojë edhe Basha me Kryemadhin? Mosreagimi dhe shmangia nga vëmendja e opozitës na thotë PO. Por ka ende nevojë për ta provuar.

E fundit, por jo nga rëndësia, është media. Përveç turpit që transmeton kronika që vijnë gati nga redaksia e Veliajt, vini re që nuk ka asnjë kritikë a vëzhdim për ndonjë mangësi në Tiranë! Qarkullojnë nëpër tv-ra nga 3 – 4 emisione që vetëquhen “investigativ” e që u fikin derën rojeve të spitalit, mjekëve e hera – herës edhe ndonjë drejtori, sipas porosive. Po kur keni parë për herë të fundit investigim për Lalin? Qoftë edhe vëzhgim ?

A është më mirë apo më keq për ne nëse ikën Rama e vjen Veliaj?

Siç është konstatuar që shumë herët, ai që thirret Lali, për shkak se kë takonte i hidhte dorën në qafë e për të krijuar “konfidencë” e thërriste “lal”, është i apasionuar pas kopjimit. Nuk e ka problem të sillet si Rama, si Nënë Tereza, si Ermal Mamaqi…. Majfton që të arrijë qëllimin. Ndryshe nga Rama prepotent, Lali është , siç i thonë tironcit, “smunie e but’”. Lag kokën në shi, shpëndan supë për të vobektit, i mëshon belit për të mbjellë pemë.. Me këtë butësi , por edhe me gjithë pushtetin që ka si kryetar i bashkisë më të madhe të Shqipërisë e, mbi të gjitha, si pjesë e të njejtit projekt që sot ekzekutohet nga Rama, Lali ia ka dalë të bëjë për vete ose të neutralizojë çdo kundërshtar të rëndësishëm. Kush do t’i dilte kundër nesër “djalit që punon” kur të zëvendësonte “të egrin, prepotentin, mafiozin, drogaxhiun” etj etj Edi Rama?

Një Erion Veliaj në krye të qeverisë praktikisht është shumë herë më i rrezikshëm sesa një Edvin. Ky i fundit, kur të ikë, do të marrë me vete edhe gjithë mëkatet, përfshi edhe atë të kapjes së gjithë pushteteve. Ama pushtetet do të mbeten në dorë të “smunies së but’”, dhe ashtu butë – butë, oligarkia ka gjithë mundësitë të lulëzojë për disa dekada.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja ushqimi që mbron zemrën e femrës.

      Një regjim...

Close