|E martë, Shkurt 21, 2017

Edi Rama i ashpër me BE-në: Nëse nuk na pranoni, Ballkanin e “merr” Rusia 

Rusia dhe militantët islamikë mund të zgjerojnë ndikimin e tyre në vendet e Ballkanit dhe në BE në qoftë se BE-ja nuk i merr në bashkësi, tha kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Përveç kësaj, Rama në një intervistë për të përditshmen gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, tha se është në interes të BE-së që të anëtarëson edhe vendet e Ballkanit.

“Në qoftë se ne duam një Evropë të sigurt dhe të qëndrueshme është mirë që BE-ja të mos lë hapësira. Ne nuk duhet të harrojmë se ka lojtarë të dytë dhe të tretë, që luajnë lojërat e tyre dhe të cilët mund të përfitojnë në qoftë se BE-së e lë këtë pjesë të Evropës në vakum. Nuk jam duke folur vetëm për Rusinë, por edhe për islamin radikal”, tha Rama.

Ai tha, se Shqipëria do të vazhdojë të përparojë drejt BE-së, por shprehu dyshime rreth kapacitetit të BE-së për të përthithur anëtarë të rinj.

“Kjo nuk ka të bëjë se sa kemi nevojë për të, por si. BE do të vazhdojë të zhvillohet në ndërkohë, ne jemi politikisht në formë shumë të mirë, por BE-ja nuk është”, tha Rama, transmeton lajmi.net.

Kroacia dhe Sllovenia janë bashkuar tashmë në NATO, ndërsa Serbia, Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria janë vende kandidate të BE-së.

Të gjitha këto vende janë në nivele të ndryshme të progresit drejt BE-së dhe Serbia synon të përfundojë procesin deri më 2019.

Megjithatë, pranimi i shteteve të reja anëtare nuk është më prioritet i lartë për BE-në.

Diplomatë nga rajoni tregojnë se Rusia është duke u përpjekur të zgjeruar ndikimin e saj në vende të tilla si Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria.

alb365/telegrafi.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Gjermania kërkon që “rasti” Haradinaj të përmbyllet shpejt https://t.co/xPmsKrCpNU https://t.co/XBEEpCIvwi
504 people follow ALB365
Twitter Pic Ylli75Yl Twitter Pic CamilaNo Twitter Pic Vera9048 Twitter Pic rexhepnu Twitter Pic AVSupers Twitter Pic xhemali4 Twitter Pic rylz_isr Twitter Pic egerald_ Twitter Pic LekaMeri Twitter Pic gUtY5kUC Twitter Pic KIMI8313 Twitter Pic AriannaC Twitter Pic drita_ho Twitter Pic famedalu Twitter Pic ShahaneS Twitter Pic MJohnson Twitter Pic NewsLajm Twitter Pic Alisiana Twitter Pic kajaturi Twitter Pic clownbom
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Në pranga ish anëtari i bandës së Lushnjes. U kap me pistolet pa leje dhe me fishek në gojë.

Lushnje – Policia ka vënë në pranga mesditën e sotme Alban Semakun banues në këtë qytet. Arsyeja e arrestimit të...

Close