|E hënë, Shkurt 20, 2017

Edi Rama në një intervistë të nxehtë për TV grek ‘SKAI’ 

Kryeministri, Edi Rama në vazhdën e përplasjeve në distancë me Greqinë ka dhënë një interviste për televizionin “Skai”.

Një nga gazetarët e emisionit “Histori”, ka qenë në zyrën e Kryeministrit për ta pyetur pikërisht për postimin në Facebook, ku tha se Akropoli është ende falë shqiptarëve.

Intervista do të transmetohet të martën në mbrëmje, ora 23 30 me orën greke ose 22 30 me orën shqiptare,  ku përveç të tjerave do të flasë për çështjet që shqetësojnë marrëdhëniet shqiptaro-greke.

Intervistën Rama e ka dhënë për gazetarin, Aleksis Papagelas ndërsa pjesë e panelit prej katër gazetarësh të emisionit është dhe Pavlos Cimas, me orgjinë arvanite.

Edhe pse Greqia është aleati strategjik i Shqipërisë, Rama pas më shumë se tre vite në detyrë nuk ka kryer ende asnjë vizitë zyrtare në Greqi.

Ndërsa, homologu i tij grek Aleksis Cipras e anuloi vizitën e programuar në dhjetorin e kaluar.

Gjithsesi mes dy kryeministrave ka pasur disa takime në “fushë” asnjanëse

image_2016_11_21_1212_1479726531_0

 

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Ja shqiptari në listën e anëtarëve sekret të Iluminatit https://t.co/cl79jwTHkL https://t.co/3sdJPBddcW
505 people follow ALB365
Twitter Pic CamilaNo Twitter Pic Vera9048 Twitter Pic DigitalT Twitter Pic rexhepnu Twitter Pic AVSupers Twitter Pic xhemali4 Twitter Pic rylz_isr Twitter Pic egerald_ Twitter Pic LekaMeri Twitter Pic gUtY5kUC Twitter Pic KIMI8313 Twitter Pic AriannaC Twitter Pic drita_ho Twitter Pic famedalu Twitter Pic ShahaneS Twitter Pic MJohnson Twitter Pic NewsLajm Twitter Pic Alisiana Twitter Pic kajaturi Twitter Pic clownbom
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Zhduken fletë votimi në KZAZ 59 , Patos

Fier - Vidhen 7 fletë votimi në kutinë me numër 3082/1 të kzaz 59 Patos. Lajmi konfirmohet nga vëzhguesi I...

Close