|E hënë, Janar 23, 2017

Eduart Halimi “ngrin” kuvendin kur tregon sëmundjen e tij 

Deputeti i Partisë Demokratike Eduard Halomi ka bërë një rrëfim të pazakontë paraditen e sotme në sallën e kuvendit.

Që në nisje të saj ai mori fjalën duke kërkuar që të futej sa më shpejt në rendin e ditës kërkesa e opozitës për mbajtjen e një referendumi për ligjin që lejoi importin e mbetjeve në vend. Ai solli si shembull sëmundjen e tij duke folur për herë të parë në publik për këtë çështje.

“Mos mendoni se helmi nuk troket. Unë jam shembulli konkret, nëse doni të thoni “provojë në trupin tënd”. Është e njohur që ndotja e ajrit është një nga faktorët kryesorë të sëmundjeve të gjakut. T’i ndalojmë sot që nesër të mos jetë vonë. Mendoni për fëmijët tuaj sot në mënyrë që të mos u mohoni të drejtën e jetës.” – tha Halimi duke marrë duartrokitje në fund të fjalës së tij

alb365/lapsi.al/

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: 2.225 vende pune bosh, profesionet dhe si duhet të aplikoni https://t.co/AmQww8cNMU https://t.co/DWnhR9PqV4
500 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Jahjaga dhe Abrashi, mendojnë për refugjatët sirianë

Kosovë - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka kërkuar nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, të shqyrtohen të gjitha mundësit dhe kapacitet për të parë nëse Kosova...

Close