|E shtunë, Tetor 21, 2017

Ekaterina Rybylovev , goca e miliardierit feston 25 vjetorin ne Sarande. 

10339427_656769771083121_7277509363212128452_o     Sarande – Në portin e Sarandës u ankoruan dje 4 jahte luksoze dhe një kroçierë, nga të cilat kanë zbritur dhe vizituar qytetin disa nga personat më të famshëm dhe pushtetshëm në botën e biznesit, modës dhe sportit. Gazeta Panorama shkruan sot se supermiliarderët e botës po pushtojnë Gjirin e Sarandës. Pasditen e djeshme mbërritën në portin e qytetit 4 jahte luksoze dhe një kroçierë, që solli nga Korfuzi 70 personalitete të famshme, në botën e biznesit, modës e sportit. Presidenti i klubit sportiv të Monakos, Dmitri Rybolovlev, drejtues të revistave të famshme, si “Vanity Fair” dhe një këngëtare e famshme mësohet se kanë qenë vetëm disa prej vizitorëve VIP të bregdetit jonian. Ata u nisën nga Korfuzi për të parë Shqipërinë, bashkë me djalin e themeluesit të fondacionit “Butrinti”, Lord Rothschild. Njëri pas tjetrit, jahtet janë ankoruar në Portin e Sarandës, ndërsa personazhet e famshme janë mbledhur për të festuar ditëlindjen e vajzës së Rybylovlevit në kroçierën në mes të detit. Ekaterina Rybylovev feston 25-vjetorin e lindjes së saj, duke zgjedhur miliarderi_2brigjet greke dhe ato shqiptare për këtë përvjetor. Ajo është e famshme, po aq sa babai i saj si një ndër femrat milionere të këtij shekulli, duke qenë pronare së fundi dhe e dy ishujve grekë, një prej tyre pronë e biznesmenit të njohur grek, Aristotel Onasis.

alb365.com/panorama

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Pranga krutanëve, po shisnin 40 kallëpe C4 një grupi kriminal

Një sasi e konsiderueshme prej 40 kallëpesh eksplozivë C4 si dhe 100 kapsolla detonatorë janë sekuestruar nga polica e Durrësit....

Close