|E martë, Janar 17, 2017
  • NA NDIQ NË

Ekonomia globale vuan nga norma e ulët e interesit. 

Ekonomia globale vuan nga norma e ulët e interesit.

Deklarata është bërë nga ministri gjerman i Financave Wolfgang Schaeuble i cili tha se vetëm rritja ekonomike e qëndrueshme do ti jepte fund kësaj faze delikate.

Ai tha gjtihashtu se likuiditeti është shumë i lartë si pasojë e politikave monetare.

Ministri gjerman i financave Wolfgang Schaeuble tha të martën se normat e interesit janë shumë të ulëta dhe se vetëm rritja ekonomike mund ti jepte fund epokes së rënies.

Duke folur në bundestagun gjerman, Schaeuble tha se norma e ulët ishte një shqetësim i madh dhe i justifikueshem, duke shtuar se Europa ka nevojë për më shumë reforma strukturuese.

“Ne do të arrinim të dilnim nga kjo fazë e normave të ulëta të interesit vetëm nëse kemi një rritje të qëndrueshme në europë, tha ai, duke shtuar gjithashtu se likuditeti global shkaktuar nga politikat monetare është shumë i lartë.

Ministri i financave gjermane tha gjithashtu se ekonomia e madhe e Europës do të ketë qëllim të arrijë në 15 miliardë euro në mënyrë që të ulë taksat pas zgjedhjeve qe do të mbahen në shtator të 2017. Kancelarja Angela Merkel premtoi lehtësim të taksave për gjermanët në legjislaturën e ardhshme.

Add a Comment

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Meta – PE : Biznesi, të arrijë standartet e BE-së.

Tiranë - Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot një përfaqësi të sipërmarrësve shqiptarë, anëtarë të Parlamentit Evropian të Sipërmarrjeve. Gjatë takimit, Meta falënderoi sipërmarrësit për angazhimin tuaj në Parlamentin...

Close