|E mërkurë, Tetor 18, 2017

Ekspertët – Hani sa më shumë arra 

Ekspertët me studimet e tyre të fundit janë duke i dhënë shumë rëndësi konsumit të arrave për arsye të përfitimeve të mëdha shëndetësore siç janë trajtimi i disa llojeve të kancerit dhe performanca seksuale.

Performanca seksuale:

Hulumtimet e fundit të bëra nga një universitet me reputacion në Amerikë, kanë treguar se konsumi i 75-gr arra në ditë e përmirëson performancen seksuale dhe shëndetin e spermës. Arrat janë të pasura me yndyrë bimore të Omega-3, një lloj i acidit yndyror që mendohet të jetë shumë e rëndësishme për shëndetin e spermës.

Një kurë për kancerin?

Edhe pse ka pasur shumë dilema mes ekspertëve të mjekësisë, besohet se arra e zezë është një kurë potenciale e kancerit, për arsye se vret “parazitin” përgjegjës për shkaktimin e sëmundjes. Shkencëtarët në Spanjë së fundmi kanë zbuluar se arra e ulë rrezikun e vdekjes nga kanceri për 40 për qind dhe nga sëmundjet kardiovaskulare për të paktën 55 për qind, transmeton lajmi.net

Ndihmon për të luftuar plakjen:

Studimet e fundit kanë treguar se konsumi i arrave, parandalon plakjen tek femrat e gjithashtu parandalon dëmtimet fizike që vinë me pleqërinë.

Përmirësimi i shëndetit të zemrës:

Arrat e papërpunuara janë një aleat i pazëvendësueshëm i zemrës. Ajo janë të pasura me sasi të konsideruar të polifenoleve, komponime këto të cilat mendohet se luajnë një rol tejet të rëndësishëm në shëndetin e zemrës. Arrat gjithashtu kontribojnë duke ulur nivelet e kolesterolit në gjak, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe parandalimin e inflamacionit.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja sekreti i 100 vjeçarëve , sex i egër dhe ushqim bio

Një fshat në Itali ku më shumë se një në 10 banorë i arrijnë 100 vitet e jetës, ka rrëfyer...

Close