|E enjte, Qershor 29, 2017

Eksperti kosovar, eskluzivishtë për alb365.com 

New Image   Kosove – Eksperti kosovar I menaxhimit dhe shpronësimit të tokës, pohon se prespektiva e Shqipërisë është turizmi dhe bujqësia . Në Shqipëri cilado qeveri që fiton zgjedhjet e fillon nga e para, në Kosovë vijon puna ku e lë humbësi.

Quhet Shemsedin Thaci është 44 vjeçar dhe baba I katër fëmijëve. Ai është I lindur në Prizren por që pas luftës në Kosovë banon në Prishtinë. Ai ka mbaruar studimet e larta në degën juridike dhe aktualisht punon në komunën e Prishtinës në zyrën e menaxhimit të tokës dhe shpronësimeve pasi është ekspert në këtë fushë. Thaçi falë aftësive të tij  të mira në këtë fushë është edhe pjestar  në komisionin parlamentar në lidhje me fushën që ai mbulon.

Shemsedinin e takuam rastësishtë në lokalin e tij “Aroma 2 “ që ndodhet pranë një hoteli vetëm disa metra largë godinës së parlamentit së Kosovës vetëm pak minuta pasi kishte kaluar mesnata dhe biseduam për afro tre orë. Me të na njohu një mik I joni I përbashkët  duke më thënë se : “ Shemsedini është një specialist I përkryer. Ai ka marë pjes ënë luftën e kosovës, ka njohje shumë të mira më një pjesë të mirë të politikanëve të Kosovës”. E teksa e takuam  biseduam për shumë gjëra  e probleme me të si për politikën, ekonominë, luftën në kosovë për takimin me këngëtarët që mblidhin fonde për luftën etj.  Ai tregoi edhe për krahasimin e politikanëve shqiptarë me ata kosovarë dhe ku qëndron ndryshimi mes tyre. Teksa fliste me shumë pasion për to I këkrova që të jepte një intervistë , dhe ai u tregua shumë I gatshëm.

Zoti Shemsedin , fillimisht po ndalem tek puna juaj në fushën e biznesit, si e keni filluar dhe ku ndodheni sot në këtë fushë ?

Që në moshë të vogël kam punuar pasi vij nga një familje puntore nga Prizreni. Në moshë të re kamë vizituar shumë vende  sidomos Turqi, në Slloveni kam punuar për disa vite. U riktheva në Kosovë në kohën e luftës pasi kam marrë pjesë në këtë luftë, kam qënë në front. Pas përfundimit të luftës u zhvendosa në Prishtinë. Aktualishtë paradite punojë në Komunën e Prishtinës  në zyrën e menaxhimit të tokës dhe shpronësimeve pasi jam ekspert në këtë fushë, por bëjë pjesë edhe në komisoonin parlamentar në lidhje me fushën që unë mbulojë.

Kam bizneset e mia, Kam dy lokale,  kam disa dyqane kam edhe një pallat ku kam edhe banesa të miat që I kam lënë me qera. Kam arritur shumë në biznes e më ka mbetur vetëm që ti vë “ çatinë” biznesit. Jam edhe I lodhur nga puna e shumtë me dhe pa orar dhe kamë menduar që të bëjë pak pushim duke lënë fëmijët e mi që të meren me bizneset.

Prishtine   C’mund të na thoni për luftën në Kosovë?

Kam qënë luftëtar me UCK-në  kam qënë në front të parë. Nga lufta në Kosovë mua serbët më kanë vrarë gjyshin , gjyshen , nipin dhe mbesën brënda një dite. Luftuam por fituam , ja dolëm pasi ishte një luftë e drejtë. Më kujtohet një herë kur gjatë kohës  së luftës në Kosovë erdhën e na takuan një grup këngëtarësh që këndonin e të ardhurat nga koncertet I dorëzonin për UCK-në. Mes tyre ishte Manjola Nallbani, Kastriot Tusha, Shkurte Fejza etj. Më afrohet Manjola Nallbani e më pyet  se cilët janë ushtarët e vërtetë të UCK-së? Unë ia kthejë , të vërtëtë të UCK-së janë ata që më kanë strehuar familjen, ata që më ushqejnë familjen ata që kujdesen për familjen , pra jeni ju që këndoni dhe të ardhurat nga koncertet I përdorni për familjet tona. Manjola pasi më përqafon I drejtohet Kastriot Tushës, Kaci e dëgjon këtë ushatrin e UCK-së cfarë thotë? Thotë që ushtarë të vërtetë të UCK-së jemi edhe ne që këndojmë dhe ndihmat I dorëzojmë për familjet e tyre.

Ju thaë që jeni eskpert I menaxhimit të tokave dhe të shpronësimeve , cili është mendimi juaj për ekonominë shqiptare ?

Kam punuar për shumë vite në Slloveni, e njoh shumë mirë këtë vënd. Sllovenia ka një bregdet të bukur, por me gurë dhe me rërë të hedhur , por që është e mbushur me turistë ku dominojnë ata gjermanë. Shqipëria ka një bregdet të mbrekullueshëm , të virgjër. Shqipëria ka një klimë e tokë shumë të mirë që bënë edhe dy herë prodhime në vit. Shqiptarët dhe qeveria duhet të nxisin  punën në bujqësi pasi prodhimet e bujqësisë e blegtorisë shqiptare janë bio, të mrekullueshme . Mbajë mënd kur punoja në Slloveni  dhe u futën prodhimet bujqësore shqiptare , të gjitha të tjerat falimentuan. Shalqiri, domatja, kastraveci e shumë prodhime të tjera  dominuan tregon slloven.

Dua të them se politika të caktuara që duhet të ndjekë qeveria shqiptare si dhënia me koncesione e vendeve në bregdet , në HEC-e, në bujqësi , politikat dhe subsensionet që duhet të japë për bujkun shqiptar do të bëjnë që vendi të ketë një hov e zhvillim të pa parë . Nga ana tjetër duhet të punojnë edhe për marketingun dhe ambalazhimin pasi këto janë pika kyce në ecurinë dhe carjen e tregjeve ndërkombëtarë me prodhimet shqiptare.

Shqiptarët po shkojnë 25 vjet dhe akoma kanë probleme me pronësinë e tokës. Ajo duhet të ishte zgjidhur me kohë pasi problemet me të kanë bërë që shumë gjëra të mbeten në vendnumuro.

Turizmi dhe bujqësia duhet të jenë fushat primare të punës së qeverisë dhe të vetë shqiptarëve pasi për vet faktin që ka tokë të begatë dhe bregdet të virgjer e të mrekullueshëm  të ardhurat do të jenë jashtëzakonishtë të larta. Bashkëpunimi I ngushtë qeveri e biznesmenë , gjetja e politikave  të mira qeverisëse, por edhe subsensionuese  do të bëjnë që të ardhurat në arkën e shtetit të jenë shumë herë më të larta.

 Cili është mendimi juaj për politikën  dhe politikanët shqiptarë ?

Shqipëria ndjek një politikë të hapur pasi ka politikanë shumë të zotë e të mençur që në mënyrë individuale dinë të punojnë shumë mirë , por që në grup nuk kanë shumë rezultat. Kam njohur në takime të ndryshme ndërkombëtare Ditmir Bushatin , një djal shumë inteligjen, shumë I zoti, kam njohur edhe të tjerë.

Politikën shqiptare dhe problemin që pyetët po bëjë një krahasim që ka domethënie. Në sporte individuale si boks, kinboks, mundje shtangë Shqipëria është edhe kampione e botës  por në  sporte  që punohet grup si furboll, basketboll apo dicka tjetër jemi shumë psohtë. Kështu është edhe politika dhe politikanët shqiptarë.

C’farë ndryshimi ka mes politikanëve kosovarë me ata shqiptarë ?

Ndryshimi është I dukshëm. Politikanët kosovarë në momente rrotacioni vijojnë punën, pra nëqoftëse kanë hedhur themelet I pari, ai që e pason vijon katin e parë, ata që vijnë më pas vijonë katin e dytë e kështu me radhë. Politikanët shqiptarë janë ndryshe. C’do kush që vjen pas rrotacionit politik filon me themelet duke thënë “ Nuk bejnë këto. Dota bëjmë nga e para , unë I bëjë mirë”.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Bashkia – KUJDES nga temperaturat e larta, rrezik zjarri https://t.co/RFNvr9n7Fs https://t.co/55yzDd1Koc
11,392 people follow ALB365
Twitter Pic johnramp Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Zyrtarja maqedonase jep alarmin: 1300 kontenierët me lëndë kimike janë groposur në Shqipëri, mafia pas…

Media italiane “Pianeta Italia” e cila ka investiguar zhdukjen e 1300 kontenierëve me mbetje të rrezikshme që dyshohet se janë...

Close