|E mërkurë, Korrik 26, 2017

Ekzekutohet biznesmeni shqiptar në Detroit 

USA – Një biznesmen shqiptar, pronar i një restoranti në Koni Ajlënd është vrarë ditën e sotme në mëngjes në jug të Detroitit në SHBA.

Ai është Frano Juncaj, 59 vjeç. Policia e Detroitit tha se vrasja dyshohet se ka ndodhur gjatë një tentative grabitjeje në orën 9:30 të mëngjesit me orën lokale.

Juncaj është gjetur i vrarë me një plumb në gjoks para derës së restorantit. Ai ishte me origjinë shqiptare dhe kishte emigruar në SHBA në vitin 1975, raporton panorama. 

Policia dyshon se vrasja ka të bëjë me një grabitje. Po kështu, thuhet se grabitësi mund të njihej me Juncajn, ndaj edhe e ka qëlluar që të mos e kallëzojë.

“Ai kishte besim te komuniteti”, ka thënë Stivën Dolunt, manaxheri i restorantit. “Juncaj ishte një njeri shumë miqësor dhe kjo që ndodhi nuk do të kalohet lehtë”, ka thënë ai për mediat lokale.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Mënyra si rrini ulur në karrige tregon mbi personalitetin tuaj https://t.co/Dn0ekAcAvo https://t.co/WbGjgkN8kd
11,300 people follow ALB365
Twitter Pic NateMain Twitter Pic AnilaLil Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
14 vjet i vdekur, hipoteka i jep 6 mijë metra katrorë tokë.

Durrës - Një seri e gjatë shkeljesh në regjistrimin e pasurive të paluajtshme të konstatuara nga KLSH ka sjellë si...

Close