|E diel, Qershor 25, 2017

Ekzekutohet ish kreu i CEZ-it Lac. Policia: Viktima me precedent penal. 

91286 Tirane – Ekzekutohet me breshëri automatiku në mes të ditës në Tiranë, ish-drejtori i filialit të CEZ-Shpërndarje në qytetin e Laçit, Viktor Skeja. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 15:30 në rrugën “Riza Cerova” pranë Shkollës së Kuqe.

Mësohet se 47-vjeçari Skeja është qëlluar për vdekje në momentin që automjeti i tij tip Audi A4 me targa AA 363 FM, ka qenë i parkuar në një rrugicë të lagjes. Dyshohet se mund të kenë qenë 2 persona të cilët i janë afruar viktimës me një automjet tip Golf 3 ngjyrë e zezë, e kanë bllokuar të dalë nga automjeti dhe e kanë qëlluar Skejën për vdekje me breshëri automatiku. Sipas informacioneve nga blutë e Tiranës, autorët dyshohet të kenë ndjekur itinerarin e lëvizjeve të Viktor Skejës dhe kanë pritur momentin kur ish-kreu i Cez-Shpërndarje në Laç është future në makinën e tij të parguar në një nga rrugicat e rrugës “Riza Cerova”. Dy persona mendohet të jenë përfshirë në këtë atentat. Një person ka drejtuar automjetin tip Gol 3 me ngjyrë të zezë, ndërsa personi që dyshohet se ka kryer atentatit mendohet të jetë ulur mbrapa, në vendin e pasagjerit, ka ulur xhamin dhe ka qëlluar me breshëri automatiku ndaj Skejës, i cili ndodhej i vetëm në makinë.

Plumbat kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 47-vjeçarit. Mësohet se Skeja është qëlluar me 5 plumba, një prej të cilëve e ka goditur në kokë dhe të tjerët në organet jetësore.

Janë thyer jo vetëm xhamar e automjetit të Skejës, por dy nga plumbat kanë goditur dhe murin rrethues të një banese që ndodhej ngjitur me automjetin e parkuar.

Trupi i pajetë i Skejës është nxjerrë nga makina rreth orës 16:30 dhe është transportuar me autoambulancën për t’u transportuar drejt morgut të kryeqytetit.

Në vendngjarje ka mbërritur dhe kreu i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa.
Pak pas vrasjes në vendngjarje mbërritën dhe të afërm të Skejës. Nipi dhe xhaxhai i Skejës të cilët kanë pasur dhe një konfrontim me policinë, pasi kanë tentuar të hyjnë brenda rrethimit të vendit ku ndodhi krimi.
Policia në vendngjarje ku ka rrethuar zonën e krimit dhe janë ngritur postblloqe në të gjithë zonën për t’u vënë në ndjekje të autorëve, të cilët ende nuk janë identifikuar.

Nga pamjet e transmetuara Live në televizionin A1 REPORT, në momentin e lëvizjes së automjetit tip Audi A4, me targa AA 363 FM me karrotrec, duken qartë dy xhamt e thyer të makinës nga breshëria e automatikut të qëlluar ndaj 47-vjeçarit Viktor Skeja.

Përmes një njoftimi paraprak të Policisë së Shtetit, ngjarja dyshohet se ka ndodhur për konflikte të mëparshme, pasi viktima ka qënë person me precedentë kriminal. “Aktualisht grupi hetimor po punon intesivisht për identifikimin, dokumentimin ligjor të kësaj vrasje dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama – Nga Jugu në Veri shkoni të votoni https://t.co/8YlKsInYNJ https://t.co/YG8jGHwAxV
11,394 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Roberto Saviano : Italia është e dobët, mezi merr frymë.

      Itali - Gazetari dhe shkrimtari I njohur Italian ( edhe për publikun shqiptar) Roberto Saviano në rrjetin...

Close