|E hënë, Nëntor 20, 2017

Ekzekutohet me 6 plumba shqiptari ne hyrje te pallatit. 

f1_01-agterr1383338789Greqi – Një i ri shqiptar mbeti i vrarë sot pasi u qëllua me gjashtë plumba në një atentat të mirëorganizuar në Athinë, kanë pohuar mediat greke. Viktima është një 38 vjeçar shtetas shqiptar. Ai u qëllua në rrugën “Leontiu” në Neo Kosmo të kryeqytetit grek.

Vrasësit kishin ngritur një kurth duke e qëlluar 38 vjeçarin në momentin që hynte në pallatin ku banonte. Viktima mori plagë fatale në kokë dhe në trup nga plumba të një arme pistoletë 9mm.

Policia thotë se 38 vjeçari, të cilit nuk ia konfirmoi identitetin, ishte i njohur në dosjet penale për precedentë të ndryshëm.

Dyshohet se kemi të bëjmë me një ekzekutim tipik mafioz për larje hesapesh mes shqiptarësh, kanë pohuar mediat greke.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kurti : Të mërkurën e 4 shkurtit mbahet protesta.

Kosovë - Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka paralajmëruar se të mërkurën e ardhshme, më 4 shkurt do të zhvillohet...

Close