|E premte, Mars 24, 2017

Ekzekutohet në lokal ish-drejtori i OSHEE, një i plagosur (foto) 

Ekzekutohet me armë zjarri ish-drejtori i OSHEE në Rrëshen. Nga të dhënat e para mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Sajmir Jaku, që ka qenë me detyrë ish-drejtor i Tensionit të Lartë për zonë e Veriut, e pak kohë më parë ishte shkarkuar nga kjo detyrë.

pamje nga vendi i ngjarjes

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrethana që ende presin të sqarohen nga policia. Sakaq mësohet se ka edhe një person të plagosur nga ngjarja, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet, për mjekim më të specializuar.

Burime pranë vendit të ngjarjes raportojnë se kanë qenë dy persona të maskuar që kanë hyrë në lokalin ku ndodhej viktima dhe e kanë qëlluar me armë.

Burimet thanë për “Panorama” se viktima kishte qenë duke pirë kafen e mëngjesit në një lokal të zonës.

Autorët kanë qëlluar me breshëri ndaj Jakut dhe janë larguar me shpejtësi pas krimit nga vendngjarja me një automjet.

Jaku ishte shkarkuar një javë më parë nga posti i drejtorit. PD e kishte denoncuar atë si person i dënuar në Itali me burg për trafik droge.pamje nga vendi i ngjarjes

Në një njoftim nga OSHEE, saktësohet se Sajmir Jaku aktualisht mbante postin e shefit te sektorit ne drejtorinë qendrore të Tiranës, pas kalimit nga drejtor i tensionit te larte ne zonen e Veriut.Ai ishte edhe anëtar i këshillit të qarkut, përfaqësues i PS në Rrëshen.

Burimet bëjnë me dije se autorët janë larguar në drejtim të qytetit të Laçit, por ende nuk ka gjurmë të tyre.

alb365/panorama

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Deputeti i PS Ervin Koçi dorëzon mandatin, largohet nga politika https://t.co/VEqjyLUEoB https://t.co/5suAv09NEt
4,857 people follow ALB365
Twitter Pic insanoca Twitter Pic MarioRol Twitter Pic lindseys Twitter Pic joel6220 Twitter Pic metin_no Twitter Pic kul12113 Twitter Pic eka_adit Twitter Pic javivis1 Twitter Pic 1Ambu Twitter Pic helliwel Twitter Pic RodheimT Twitter Pic RatliffT Twitter Pic laxkatz1 Twitter Pic MertYavu Twitter Pic RolandoJ Twitter Pic BeduBill Twitter Pic rafael_k Twitter Pic alansouz Twitter Pic buju1zz Twitter Pic WanaAlif
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Tranieri rumun – Humbja duhet pranuar

Zërat se sfida me Shqipërinë ishte sprovë për qëndrimin e trajnerit rumun Anghel Iordanescu në drejtim të ekipit ishin të...

Close