|E hënë, Shkurt 27, 2017

Elementët për një shtëpi të ngrohtë 

Fillimisht duhet të kemi dëshirën për të pranuar një shtëpi të ngrohtë. E themi këtë sepse shumë prej nesh shkarkohen nga energjitë negative, tensionet dhe stresi, por edhe përgjumen nën efektin e ambienteve të ngrohta.

Gjithkush duhet t’i ofrojë vetes rehati, me stilin që e bën të ndjehet mirë…

Materialet

Përdorni materiale të gjalla nga natyra: parketi edhe i vetëm arrin ta ngrohë ambientin tuaj, aq i fuqishëm është si vizualisht, ashtu edhe psikologjikisht. Druri, qoftë ai i errët apo i çelët, e ngroh me shumë lehtësi shtëpinë. Ka raste kur një dysheme e shtruar me rrasa të vërteta guri, e jep njëlloj ndjesinë. Forma e çrregullt e rrasave të gurit e bën shumë të fortë efektin e natyrës në shtëpi. Veshjet me gur, argjilë, tullë argjile (të kuqe) të pasuvatuar, argjilë të pjekur, etj., japin efekt shumë të ngrohtë. Oxhaku i veshur me gurë, mozaikët. Dekorimi i mureve me materiale të buta, dru, tekstil, papiruse apo edhe me lule zvarritëse, e ngroh ambientin dukshëm. Dritaret me dru të vërtetë i japin tjetër jetë shtëpisë.

Ngjyrat

Ngjyrat vijnë pas ndriçimit. Për syrin e njeriut, ngjyrat më të ngrohta janë ato që i kujtojnë natyrën, ngjyrat e pyllit: e kafta – ngjyra e tokës, e gjelbra – ngjyra e jetës, portokallia – ngjyra e vjeshtës, okra – ngjyra e grurit. Ndërthurni herë pas here turkizin, të verdhën, të bardhën, madje edhe blunë, për të evituar sheqerosjen.

Ndriçimi

Pa dyshim, fillohet me ndriçimin, i cili duhet të jetë sa më i ngrohtë. Mos u lodhni me shifra, zgjidhni llamba me ngjyrë të ëmbël për syrin. Si p.sh., dritën e prushit, për të përzgjedhur temperaturën e dritës së ngrohtë e të ëmbël që ju nevojitet. Evitoni dritat blu dhe bëni kujdes madje edhe me të bardhat. Abazhurët me stativ, të vendosur mbi komodinë, tavolinë, bibliotekë, kënd edhe tualet madje, e ngrohin pa masë shtëpinë. Zgjidhini abazhurët me veshje bio: tekstil, letër, kashtë, biofibra.

Orenditë

Piketoni orendi me material natyrale, dru, lëkurë, tekstile, kashtë, sepse ato sjellin jetë me vete. Evitoni syprinat e xhamit dhe zëvendësojini ato me mermer. Evitoni finiturat e llakuara që ju krijojnë ndjesi hi-tech. Qëndroni sa më pranë artizanales dhe natyrës. Përdorni tapete, sixhade, qilima, të cilët ju mbajnë ngrohtë edhe këmbët. Përdorni materiale që ju mbajnë ngrohtë gjatë ndenjes në kolltuk: gëzofët, leshin, materialet e buta prej fibre, tekstilet. Përdorni perde të bollshme e të derdhura.

Ftojeni natyrën e gjallë brenda: uji dhe zjarri janë elemente të gjalla që e shoqërojnë njeriun që nga gjeneza, janë elemente që na qetësojnë instinktivisht. Një orë tavoline që gurgullon tinguj uji të rrjedhshëm, një oxhak me prush të vërtetë, i japin tjetër dimension ngrohtësisë së ambientit. Pozicionojeni oxhakun aty ku mund ta shfrytëzoni më shpesh e mos harroni se aroma e tymit të drurit e ngroh shtëpinë dhe nga jashtë. Muzikë me tinguj ambienti, aromatikë bimorë, një zog këngëtar në dritare, etj.

Orenditë krijojnë historik, kujtime, emocione, identitet, ndjesi të ngrohtë e mikpritëse. Trashëgojini mobiljet që bartin histori dhe kujtime: nëse keni ndonjë mobile nga shtëpia e vjetër, ajo e prindërve, si p.sh. një sënduk apo makinë qepëse të vjetër, herë pas here do t`ju dhurojnë kënaqësi, identitet.

Zgjidhini me dashuri të gjitha orenditë e shtëpisë suaj, nëse dëshironi ngrohtësi e dashuri prej saj.

Mbani një mace leshatore e gjumashe, por vetëm pasi të jeni këshilluar me mjekun e familjes, këshillon Living. Macet janë qenie që dinë ta shijojnë dhe krijojnë ngrohtësinë, ndoshta më mirë se ne; shpesh janë shembull ngrohtësie.

Mundohuni t`i mbushni të gjitha shqisat tuaja me ndjesi të ngrohta. Pavarësisht se flasim për dizajn vizual, mos mendoni se ambienti i shtëpisë u përket vetëm syve.

Përdorni vepra arti, mundësisht artizanale: vazo qeramike, skulptura druri, guri, bronzi edhe porcelani, pse jo! Suvenire, objekte tradicionale p.sh., mulli kafeje, qeleshe, enë bronzi, orë me mobile dhe lavjerrës, orë tavoline… ngacmoni me dizenjon e tyre. Ekspozoni piktura me gamë të ngrohtë ngjyrash e korniza druri të plota. Evitoni të llakuarat dhe zmaltet artificiale. Mund të tentoni edhe korniza të bardha. Një vegël muzikore diku në një kënd të shtëpisë ose një bibliotekë i jep më shumë vlerë dekorit

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Ja kush janë OJF-të e peticionit për Vettingun (Lista) https://t.co/f8xNm8meQn https://t.co/dtcnEN8vxM
512 people follow ALB365
Twitter Pic rogerham Twitter Pic paparo_l Twitter Pic democras Twitter Pic LILLA_12 Twitter Pic ChiaraMe Twitter Pic nikoleka Twitter Pic YA4zgSWM Twitter Pic marjo037 Twitter Pic colorthe Twitter Pic Ylli75Yl Twitter Pic CamilaNo Twitter Pic Vera9048 Twitter Pic rexhepnu Twitter Pic AVSupers Twitter Pic xhemali4 Twitter Pic rylz_isr Twitter Pic egerald_ Twitter Pic LekaMeri Twitter Pic gUtY5kUC Twitter Pic KIMI8313
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Rregullat e reja – Shqiptarë, ja lista e dokumentave për të udhëtuar në BE

Komisioni Europian propozoi krijimin e një Sistemi Evropian Informacioni dhe Autorizimi për Udhëtimet (ETIAS) për të forcuar kontrollet e sigurisë...

Close