|E shtunë, Prill 29, 2017

Eljo Hyska kryetari i ri i FRESSH 

Eljo Hyska është zyrtarisht kryetari i ri i FRESSH.  Me 10182 vota, Hyskaj arriti të fitonte me një rezultat dukshëm më të lartë kundrejt 7 kandidatëve të tjerë në garën për kreun e Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë.

Sakaq nga votimi i anëtarëve të FRESSH ditën e shtunë u përzgjodhën dhe dy nënkryetarët e Forumit, Shpati Kolgega me 7706 vota dhe Elsamed Mukaj me 2742 vota.

Pjesmarrja në votim ishte 65%.  Në 207 qendra në gjithë vendin, nga ora 07:00-19:00 votuan 24581 anëtarë të FRESSH.

 Rezultati i nxjerrë nga KQZ:
1- Eljo Hyska 10182
2- Shpati Kolgega 7706
3- Elsamed Mukaj 2742
4- Marinela Rukia 1522
5- Erjo Mile 1323
6- Jonida Spaho 527
7- Ana Abdi 462
8- Ermal Petushi 387

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Arrestohen 4 shtetas në 24 orë https://t.co/AA0DzA7XXN https://t.co/Pw4PqWuJsg
11,357 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ti i çuditshmi populli im !

Nga ORIOLA KUÇI - Mos me lexo se do me urresh! Ti i cuditshmi populli im! Ti qe me ngre nervat,...

Close