|E shtunë, Janar 20, 2018

Engjëll apo djall …… 

10686688_919538818056420_5877077289496664980_nNga VLADIMIR BIZHGA

Media dhe parlamenti centaur gjemon, per skandalin e nje piloti, te forcave tona ajrore ,majorit Sokol Feka, qe u vra ne Malaga te Spanjes, teksa pilotonte nje helikopter ,me kanabis, nga Maroku ne Spanje.Ngjaria eshte e rende, deri ne kufijte e skandalit, por diskutimet si ne nje kafene, me cudisin, me keta fare politikanesh , qe nuk mbajne asnje faj, per ate faktin, apo per gjendjen ku jane ne 25 vjet forcat tona te armatosura.

Trajtimi I avjatorve eshte skandaloz, ata nuk kane asnje parameter, nga ato qe kerkon NAT O, ne ushqim, banim rroga, apo veshje. Ne nuk mund te luajme strucin ,me forcat e armatosura, kur ata ne punen e tyre jane heronje. Kam fluturuar me avjatoret tane, shum here ne veriun me bore, me ndihme, me te plagosurit e UCK se, me sherbime e stervitje te shumta dhe ruaj respektin, me te madh, per te gjith aviatoret heroik, qofte edhe per Sokol Feken, qe nuk ia fale fajin, qe beri dhe qe i mori jeten. Por zoterinje politikan , duhet te merremi me shkaqet dhe gjendjen 25 vjecare ne forct e armatosura, ku jetoin me qira apo pa shtepi, me familjen , me pune e pa pune… me halle te shumta dhe veshin shurdher te shtetit.

A, e dini ,qe ne cdo vend te NATO s, ka vend banim te vecante tip kamingu ushtarak, per ushtaraket, per banimin e te cileve pergjigjet shteti? A, e dini qe interesimi per familjen e ushtarakut, qe iken me misione eshte paresor, per nje shtet te vemendshem dhe me dinjitet? Keto dhe shume ceshtje te tjera jane paresore dhe asnje deklarat, nuk e mbush humneren e krijuar, nga neglizhenca apo vetdia e pa berijes se atyre, qe ne keto dekada i kane shtuar rrogat e tyre, i kane vilat ,nga me te shtrenjtat ne Europe apo Ballkan, i kane veturat ekstra dhe femijte e tyre studioin e jane rezident ne vendet perendimore apo SHBA. Per keto e shume mungesa duhet te diskutohet, me koken ulur, se cdo njeri qe gabon dhe bene nje faje , nuk eshte as kulak, diversant apo armik klase, eshte shqiptar, njeriu yne,dhe duhet te na dhimset per rrugen e keqe ku ai hyri. Ne duhet te mjekojm plaget, te shohim ne sy cfare kemi,qe nuk shkon dhe cka duhet ndrequr, me shum patriotizem dhe jo t’ia hedhim fajin njeri – tjetrit, pa mbajtur asnje pergjegjsi.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Grabitet arka e pagesave të ujësjellsit

Vlorë - Arka e pagesave...

Close