|E diel, Qershor 25, 2017

Era Istrefi do marrë nënshtetësinë shqiptare 

Era Istrefi është konsideruar si ambasadorja më e re e Kosovës dhe Shqipërisë në botë. Karriera e këngëtares, që ka arritur të rrëmbejë jo vetëm vëmendjen e mediave ndërkombëtare, por edhe të nënshkruajë një kontratë 1 milionë dollarëshe me një studio prestigjioze diskografike në Londër, është duke lulëzuar.

Megjithatë, nënshtetësia e Kosovës duket se ka qenë pengesë për karrierën e Erës, e cila prej disa javësh i është drejtuar zyrës së presidentit Bujar Nishani për të marrë nënshtetësinë shqiptare.

Burime pranë Presidencës kanë treguar për “Bluetooth” se këngëtarja ka dorëzuar dosjen me kërkesën për nënshtetësi, e cila është marrë në shqyrtim nga presidenti.

Megjithatë, menaxheri i këngëtares, njëkohësisht edhe i dashuri i saj, Faton Shoshi është shprehur se kërkesa e Erës është miratuar dhe këngëtarja do të marrë javën që vjen nënshtetësinë në një takim me presidentin Nishani.Në fakt, kanë qenë të shumtë artistët nga Kosova që kanë kërkuar e që kanë marrë nënshtetësinë shqiptare.

Sipas menaxherit të Era Istrefit, “janë të shumta eventet që ajo nuk merr dot pjesë për shkak të nënshtetësisë”. “Era e ka promovuar Shqipërinë kudo ku ka shkuar. Në të gjitha intervistat ka thënë që është shqiptare dhe ka folur me krenari për këtë vend dhe vendlindjen e saj Kosovën”, është shprehur Fatoni.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Digjen 3 automjete https://t.co/iXuCmA6hjv https://t.co/rcQwtIjavO
11,395 people follow ALB365
Twitter Pic cammipha Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb Twitter Pic ElkroniH Twitter Pic MindyL0u
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Shkolla, mësuesit dhe disa çështje kibernetike

Nga FATOS SALLIU - Një mësues 59 vjeçar nga Librazhdi rrezikon vendin e punës e madje të përballet edhe me...

Close