|E hënë, Shtator 25, 2017

Erdhi Vera, konsumoni shalqi. 

20140512091054412577    Ndërsa stina e ngrohtë ka trokitur, gradualisht po afrojnë edhe ushqimet tipike të saj. Në mesin e tyre është edhe shalqiu, i cili është karakteristik në llojin e tij për shkak të shijes që ka por edhe prej dobive për shëndetin.
Tuli i shalqiut përmban vitamina A, C, potas, hekur dhe magnez. Prania e vitaminës C dhe potasit luan rol kyç në pastrimin e organizmin, hidratimin, për të mbajtur nën kontroll tensionin dhe për të shmangur fryrjen e këmbëve. Në sajë të pranisë së madhe të kripërave minerale, shalqiu shmang ndjesinë e lodhjes, e cila është tipike në ditët me temperatura të larta. Gëzon edhe elementë që luftojnë radikalet e lira, kësisoj edhe plakjen e qelizave. Mes tyre lipoceni, është një element i rëndësishëm pasi redukton mundësinë për tu prekur nga disa lloje kanceri.
Gjithashtu konsumi i rregullt i shalqiut mbron arteriet, mban nën kontroll hipertensionin dhe shmang sëmundjet kardiake. Studime të ndryshme kanë treguar se një fetë shalqi në ditë, është në gjendje të reduktojë ndjeshëm nivelin e kolesterolit në gjak.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Aksidenti – Vdes 39 vjeçari

Durrës - Një 39-vjeçar ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme në një aksident automobilistik në Durrës. Ngjarja mësohet se ka...

Close