|E premte, Prill 28, 2017

Erdogan kërkon marrëdhënie te re me Izraelin 

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kërkon të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet me Izraelin.

Por, ai mbetet ende i zemëruar në lidhje me sulmin e një anijeje ndihmëse në Rripin e Gazës, ku u vranë 10 qytetarë turq në vitin 2010, sipas një interviste me televizionin izraelit ”Uvda”.

Kjo është intervista e parë e presidentit turk, Erdogan për një media izraelite që kur dy kombet përmirësuan marrëdhëniet gjatë verës dhe këtë muaj më në fund emëruan ambasadorët, pas gjashtë vitesh.

Izraeli ra dakord të paguajë 20 milionë dollarë si kompensim, kërkoi falje mbi incidentin dhe lejoi Turqinë që të sjellë ndihmë humanitare në Gaza.

Megjithatë, kërkesa kryesore e Ankarasë që Izraeli të heqë bllokimin e saj në Gaza nuk është përmbushur, si pjesë e marrëveshjes së pajtimit, transmeton atsh.

Qeveria e Erdoganit, e kontrolluar nga partia e tij islamike-konservatore “Drejtësi dhe Zhvillim” (AKP), vazhdon të mbajë lidhje të ngushta me Hamasin, një lëvizje islamike militante që sundon Rripin e Gazës ndërkohë që Izraeli e sheh Hamasin si një organizatë terroriste.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Vasili merr “timonin” e LSI-së https://t.co/fY6oPfP7p5 https://t.co/paWAt706pI
11,371 people follow ALB365
Twitter Pic Ismaelha Twitter Pic nopalli Twitter Pic PaulG121 Twitter Pic Thrashie Twitter Pic angie201 Twitter Pic mcskinni Twitter Pic numba1_c Twitter Pic oliannka Twitter Pic gudnylar Twitter Pic berniesp Twitter Pic tijana92 Twitter Pic Shyma42 Twitter Pic frog146 Twitter Pic suparuak Twitter Pic Shawncha Twitter Pic karineso Twitter Pic soldier_ Twitter Pic YzatisRo Twitter Pic GloriaBr Twitter Pic 0018b
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Elsa Lila "shoqe" shume e ngushte me cigaren.

    Këngëtarja Elsa Lila tymos cigare. Nuk e dinit? Mjafton të shikoni disa fotografi të publikuara nga këshilltari i kryeministrit...

Close