|E enjte, Janar 19, 2017
  • NA NDIQ NË

Erdogan mbyll 20 radio e televizione 

Turqi – Turqia ka mbyllur 20 televizione dhe radio stacione.

Sipas The Guardian, zyrtarët kanë thënë se këto kanale ishin në shërbim të organizatave që Ankaraja i cilëson si terroriste.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se do të zgjasë gjendjen emergjente në Turqi edhe për tre muaj, pasi që sipas tij autoritet do të mund të zhdukin kërcënimet të cilat i ka nisur një lëvizje fetare të cilën ai e akuzon për komplot, dhe militantët kurdë të cilët kanë zhvilluar një kryengritje 32 vjeçare, transmeton KosovaPres.

Disa prej mediave akuzohen se kanë ndihmuar organizatën ‘FETO’ që sipas qeverisë turke drejtohet nga kleriku Fetullah Gylen.

Në mesin televizioneve dhe radiove që janë mbyllur futen edhe disa kanale rajonale që transmetonin në gjuhën kurde.

Vendimi i Turqisë nuk është pritur mirë nga vendet perëndimore.

Add a Comment

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kupa e Botës për Klube – Ronaldo shënoi golin e parë për Realin (video)

Cristiano Ronaldo tashmë ka shënuar gol me fanellën e Real Madridi në çdo kompeticon që ka luajtur Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka shënuar gol në fitoren prej 2:0 të Real...

Close