|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

Erdogan në Greqi, ja prapaskenat e vizitës 

“Qysh në ajër” e kanë kapur mediet greke shkeljen e bërë nga dy avionë ushtarakë “F16” të flotës turke, të cilët kanë shoqëruar “Airbus 320”-në e presidentit Erdogan prej Ankarasë drejt Athinës, duke u futur në hapësirën ajrore të Greqisë mbi ishullin Hios, pa bërë të njohur sipas rregullit planin e fluturimit.

Përshtypje të mëdha, para se të zbriste Erdogan në aeroprotin “Eleftherios Venizelos”, kanë shkaktuar valixhet e shumta dhe kostumet që personeli i udhëheqësit turk ka transportuar nga avioni në makinat shoqëruese, për t’i çuar më pas në hotelin “Grand Britania” në sheshin “Sintagma”, 200 dhomat e të cilit u prenotuan tërësisht për delegacionin e tij.

Ndërkohë, para Presidencës greke, kamerat fotografonin përgatitjet e fundit për shtrimin e tapetit të kuq, ndërsa dy togerë bënin vërejtjet e tyre ndaj trupave të Gardës Presidenciale, të ashtuquajturit evzonë.

Nga objektivët e fotografive nuk shpëtuan bashkëshortet e Tsiprasit dhe Erdoganit, që pas anulimit të programit të tyre te Muzeu i Akropolit dhanë takim për një çaj.

Përshtypje ka bërë edhe Mercedesi i blinduar i Recep Tayyip Erdoganit, i përdorur sivjet për herë të parë, i njëjti tip i automjetit që përdor edhe Kancelarja gjermane Merkel, transmeton tch.

Mbi gjithçka është komentuar “ping pong”-u politik që do të mbahet mend në konferencën e përbashkët për shtyp, ku Erdogan dhe Tsipras, pa maska diplomatike lëshonin zjarr, duke mbrojtur hapur dhe pa dorashka ato që besojnë, ndërsa njëkohësisht edhe rrjetet sociale morën flakë në Ankara dhe Athinë.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Helmohen 72 të burgosur në Dubravë

Kosovë - Të premten dhe të shtunën...

Close