|E premte, Shkurt 24, 2017

Erdogan trondit Greqinë – Selaniku zonë turke 

Kokëçarje të re për politikën e Jashtme greke sjell deklarata e fundit e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Në një fjalim për çështjen e Mosulit, Erdogan ka hedhur idenë e një referendumi popullor për zonat gjeografike, ku sipas tij jetojnë banorë turq, të cilat u janë dhënë shteteve të tjera pas traktateve të viteve 1918-1920. Midis tyre përmend Trakën Perëndimore në Greqi, Qipron, ishujt e Egjeut, e madje edhe vet Selanikun.

“Turqia nuk është vetëm kjo e 79 milionë banorëve, por ka përgjegjësi edhe për qindra mijëra vëllezërit tanë në zonat gjeografike, me të cilat na mbajnë të lidhura hallkat politike dhe kulturore. Është detyrë e saj të interesohet për Sirinë, Irakun, Libinë, Krimenë, Karabakun, Bosnjen dhe zonat e tjera”, ka thënë ai, ndërsa ka shtuar se vendimet atyre viteve për zonat e Perandorisë Osmane ku kishte shumicë arabe duhej të ishin marrë në bazë të vullnetit të popullit.

Për rastin e Trakës Perëndimore, Erdogan ka theksuar se kriter është prirja në drejtimin e fesë dhe gjinisë, dhe se statusi ligjor i kësaj zone duhet të përcaktohet si rezultat i një referendumi të lirë popullor.

Deklaratat e presidentit turk janë transmetuar menjëherë në të gjitha mediat në Greqi, ndërsa edhe Ministria e Jashtme greke ka reaguar me një deklaratë për shtyp, ku theksohet:

Traka është greke, demokratike dhe europiane. Çfarëdolloj mendimi tjetër është i palogjikshëm dhe i rrezikshëm, pasi nxitja publike e çështjeve historike dhe sidomos atyre kufitare, që Traktati i Lozanës ka rregulluar në mënyrë përfundimtare dhe të pakthyeshme, duke formuar elementë të detyrueshëm për të gjithë, është sfiduese dhe minon stabilitetin rajonal.

alb365/Top Channel/

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Të huajt për jetën e natës në Tiranë https://t.co/DdeEvCpedG https://t.co/SQNTpM1Hd3
508 people follow ALB365
Twitter Pic nikoleka Twitter Pic YA4zgSWM Twitter Pic marjo037 Twitter Pic colorthe Twitter Pic Ylli75Yl Twitter Pic CamilaNo Twitter Pic Vera9048 Twitter Pic rexhepnu Twitter Pic AVSupers Twitter Pic xhemali4 Twitter Pic rylz_isr Twitter Pic egerald_ Twitter Pic LekaMeri Twitter Pic gUtY5kUC Twitter Pic KIMI8313 Twitter Pic AriannaC Twitter Pic drita_ho Twitter Pic famedalu Twitter Pic ShahaneS Twitter Pic MJohnson
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Drejt përfundimit riparimi i dëmeve nga përmbytjet në Levan e Frakull

Qeveria akordon fondin prej 600 milion lekësh për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet Prej disa javësh qeveria shqiptare...

Close