|E enjte, Korrik 27, 2017

Erion Toro përcillet në banesën e fundit 

Fier – 34-vjeçari shqiptar Erjon Toro i cili mbeti i vdekur nga tërmeti që preku Italinë qendrore, është përcjellur sot për në banesën e fundit.

Ceremonia mortore u zhvillua në orën 13:00 në fshatin Kurjan të Roskovecit, në Fier. Familjarë, miq, të afërm dhe banorë të zonës i kanë dhënë lamtumirën e fundit 34-vjeçarit shqiptar që humbi jetën pas tërmetit katastrofik që goditi Italinë qendrore.

Trupi i emigrantit mbërriti një ditë më parë nga Italia në portin e Vlorës. Trupi i 34-vjeçarit u prit nga familjarët dhe miqtë e tij, ndërsa shpenzimet për kthimin në atdhe janë mbuluar nga qeveria shqiptare.

Në mesin e 290 viktimave të regjistruara nga tërmeti tragjik në Italinë Qendrore ishte edhe shqiptari Erjon Toro. Emigranti nga Kurjani i Fierit jetonte prej disa vitesh në Amatrice në Itali. Gruaja dhe dy vajzat e mitura të Toros arritën të dilnin nga banesa, ndërsa trupi i Erjonit ngeli mes rrënojave.

Erjon Toro ka emigruar në Itali që në moshën 18 vjeçare dhe që në fillim u vendos në qytezën Amatrice. Vitet e fundit ai punonte në ndërtim dhe njihej në zonë si një djalë i qetë dhe i respektueshëm. Erioni ishte djali i vetëm i familjes Toro. Ai kishte tre motra, dy prej të cilave emigrantë në Greqi, ndërsa prindërit e moshuar jetojnë vetëm në Fier.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Ksamilit të ‘mbarsur’ i plasin ujrat (foto e video) https://t.co/fz40qwG8vP https://t.co/U6TAxehqG0
11,300 people follow ALB365
Twitter Pic NateMain Twitter Pic AnilaLil Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Studimi/ Helmi i bletës i shkatërron qelizat e HIV-it

A e keni menduar ndonjëherë pse bletët janë aq të rëndësishme për mbijetesën tonë? Një nga njëmijë arsyet është fakti...

Close