|E diel, Shtator 24, 2017

EURALIUS-OPDAT, instalimi i darës së drejtësisë në Shqipëri. 

Misioni i Bashkimit Evropian për Drejtësinë në Shqipëri publikon planin e instalimit të darës së drejtësisë në Shqipëri.

Axhenda parashikon që në tre muaj të përfundohet një program i detajuar për të trajnuar dhe instruktuar prokurorët e gjykatësit e rinj në Shqipëri, ata që më pas do të ndjekin dosjet e korrupsionit. Amerikanët e OBDAT do të marrin në dorëzim ngritjen e Byrosë Kombëtare të hetimit, ndërsa Misioni I BE Euralius do të asistojë në ngritjen e Prokurorisë së Posaçme, pjesë e Strukturës Anti-Korrupsion.

Nga shtatori deri në nëntor, Prokurorët që do të hetojnë korrupsionin në vend do të fillojnë të trajnohen me metodat më të përparuara.

Një trajnim i rëndësishëm do të jetë edhe për marrëdhëniet e gjyqtarëve me median.

Ekspertët e EURALIUS do të angazhohen edhe për ndarjen e buxhetit të ri për drejtësinë, kur tashmë është bërë e ditur se do të këtë një model të ri pagash për njerëzit e këtij sistemi.

Për trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve pritet që në Tiranë të mbërrijnë edhe ekspertë nga USKOK-ut në Kroaci, organi i ngjashëm me Prokurorinë speciale për hetimin e korrupsionit te zyrtareve te larte.

Shqipëria do ndjekë modelin kroat në shumë aspekte, ndërsa mësohet se ndihma e eksperteve kroate do jetë kryesisht në përgjimin dhe gjurmimin e parave të pista.

Sipas ekspertëve të fushës, në vendin tonë nuk ka pajisje speciale të mjaftueshme për përgjime, por që me ngritjen e Byrosë dhe Prokurorisë Speciale pritet që pajisje të tilla, të mbërrijnë nga FBI.

Me nisjen e zbatimit të reformës në drejtësi, pritet që të lidhen një sërë marrëveshjesh me institucione ndërkombëtarë për kontrollin e llogarive dhe pronave të prokuroreve, gjyqtarëve e zyrtarëve te larte shqiptarë jashtë vendit.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Speci djegës të dobëson

Është i bukur ta shohësh, me ngjyrën e kuqe e ndezur, dhe ka aftësinë të zbukurojë pjatën me shijen e...

Close