|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

Facebook krijon asistentin tuaj personal. 

facebookTashmë mos e vrisni më mendjen se çfarë po hidhni në Facebook pasi do të keni asistentin tuaj personal me kohë të plotë, i cili nuk do një rrogë për punën e kryer.

Facebook po ideon një opsion të ri i cili di të monitorojë përdoruesit gjatë gjithë kohës dhe do të këshillojë se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të hidhni në Facebook.

Programi do t’iu paralajmërojë nëse jeni duke hedhur diçka që nuk mund t’iu pëlqejë apo nëse miqtë tuaj po hedhin një foto tuajën.

Kjo gjë sipas informaticienëve të Facebook do të ndihmojë në ndërmjetësimin dhe ndërveprimin me miqtë tuaj virtualë.

“Imagjinoni një asistent personal dixhital i cili do t’iu ndërmjetësojë marrëdhëniet tuaja me mqtë dhe me përmbajtjet e Facebook, këtë po tentojmë të krijojmë”, tha Yann LeCun, shefi i laboratorit të Facebook.

Ky program do të analizojë çdo gjë, statuset, videot dhe fotot që përdoruesit publikojnë duke u bërë një asistent i tyre personal.

“Ky program do të shërbejë për ndërmjetësimin e marrëdhënieve me miqtë por gjithashtu do të ruajë dhe do të mbrojë të dhënat tuaja private”, tha LeCun.

Ky program është duke u zhvilluar që prej 2013 dhe do të bëjë edhe një përzgjedhje të informacioneve që na shfaqen duke vendosur më të rëndësishmet në krye dhe gjithashtu do të shërbejë si një filtër për reklamat.

Facebook tashmë përveç shumë shërbimeve që ofron për të bashkuar njerëzit anembanë botës, ju ofron edhe asistentin tuaj personal.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Call center, Telecom Italia ikën më 20 mars

Operatorët e call center në Shqipëri pas...

Close