|E enjte, Dhjetor 14, 2017

Facebook tashmë me aplikacion për adoleshentët 

Rrjeti social më i madh në botë duket se është duke krijuar një aplikacion vetëm për adoleshentë.

Fjala është për aplikacionin i cili quhet “Talk” dhe është i dedikuar për bisedë vetëm për adoleshentë, transmeton Koha.net. Ky aplikacion do të mund të përdoret edhe pa pasur fare llogari të hapur në Facebook.

Disa nga veçoritë që do të ketë aplikacioni i ri, “Talk”, përfshin mundësinë për “të luajtur lojëra” dhe për “të shpërndarë maskat qesharake me familjen dhe miqtë”.

Një aspekt të cilin do ta pëlqejnë prindërit, ndërsa s’do ta pëlqejnë përdoruesit, është ekzistenca e kontrollimit prindëror. Kjo nënkupton se prindërit do të kenë mundësi që të bëjnë filtrime, për shembull me kë mund të bisedojnë fëmijët e tyre.

Gjithashtu, thuhet se fëmijët do të mundë të bisedojnë me prindërit e tyre në Messenger.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Na e kan fshehur, por ky çaj bën mrekullinë

Ky "çaj" në fakt është shumë i...

Close