|E enjte, Maj 25, 2017

Fadil Vokrri flet për Granit Xhakën dhe Jonuzajn 

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka folur sërish për letrën e hapur të Granit Xhakës. Fadil Vokrri ka folur për mesfushorin e Sunderlandit, kosovarin Adnan Januzaj

Xhaka kishte thënë se e ka pasur të pamundur t’i bashkohet Kosovës, pasi një gjë të tillë nuk e lejon FIFA, pas paraqitjeve në Euro 2016. Por, numri një i FFK’së e ka demantuar sërish deklaratën e yllit të Arsenalit.

“Ai ka dalë me letër të hapur, por FIFA i dha përgjigjet e saj, të njëjta i kemi pasur me Ujkanin, Mehan dhe Berishën, të gjithëve ju është dhënë leja. E kam thënë dhe po e them prapë, kërkesa është dashur të bëhet në mënyrë individuale, nëse kërkesa nuk bëhet, FIFA nuk mund të prejudikoj”, ka deklaruar Vokrri.

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka thënë se Januzaj ka qenë në pozitën më të volitshme se yjet tjera për t’iu bashkuar Kosovës, por shtoi se ai zgjodhi rrugën e heshtjes.

“Jemi munduar ta kontaktojmë, ka qenë në pozitën më të volitshme nga të gjithë yjet që kemi, ai ka zgjedhur një rrugë tjetër, atë të heshtjes, ne i dëshirojmë suksese atij”, ka deklaruar Fadil Vokrri në Zona B

alb365

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Arti i rrugës po i jep një prespektivë botës (fotot) https://t.co/69iffwWwc4 https://t.co/VY7dH30yBB
11,305 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ndërtimet pa leje, hetohen 2 në gjëndje të lirë.

   Mallakastër - Mbi ndertimet pa leje te evidentuara gjate 24 oreve te fundit Më datë 17.09.2014,nga Komisariati Policise Mallakaster,filloi...

Close