|E mërkurë, Tetor 18, 2017

Fajon: Kosova të kryejë detyrat para votimit të PE 

Komiteti për liritë civile, drejtësi dhe çështje të brendshme të Parlamentit Evropian, mbështeti të hënën raportin dhe propozimet e raportueses për Kosovën në këtë Parlament, Tanja Fajon për liberalizimin e vizave për Kosovën

Por, komiteti nuk i dha asaj “mandatin për fillimin e negociatave me Këshillin e Bashkimit Evropian për Kosovën”.

Komiteti, i cili mbështeti më 25 vota propozimin duke pasur 24 vota kundër, kërkon që Kosova të përmbushë çështjet e mbetura siç janë lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit dhe ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Vëzhguesit thonë se zhvillim pozitiv është fakti që çështja nuk do të kthehet më në komitetin për liritë civile, drejtësi dhe çështje të brendshme, por, rruga drejt liberalizimit është ende e gjatë dhe vështirësia themelore qëndron në ndarjet e thella që ekzistojnë në Kosovë rreth kufirit me Malin e Zi.

Raportuesja e posaçme e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë pas votimit në komitetin LIBE, shprehi kënaqësinë që “ka marrë një votë më shumë për raportin e saj, por tha se tani varet nga Kosova kur do të përmbushë kriteret e përcaktuara për t’i hapur mundësinë që ta fus në votim në seancë plenare të Parlamentit Evropian.

Radio Evropa e Lirë: Na thoni se çfarë ndodhi në Komitetin LIBE. Ju morët shumicën e votave për raportin por jo edhe për fillimin e negociatave. Çka do të ndodh tani?

Tanja Fajon: “Tani çdo gjë është në duart e Kosovës. LIBE i dha një mbështetje me shumicën e votave raportit tim, rekomandimeve të mia, për lëvizjen pa viza të Kosovës. Kjo tani do të thotë se unë do të vendos kur ta paraqes para seancës pleanare. Duke parë një situatë si kjo në LIBE, ku shumica e kolegëve shprehën shqetësimet për përmbushjen e dy standardeve të mbetura, ajo për demarkacionin e kufirit dhe thellimi i luftës kundër korrupsionit, dhe prandaj standardet duhet të plotësohen përpara se ta dërgojë për votim në seancë plenare. Unë sot nuk mora mandatin që të diskutojë më Këshillin, por Këshilli deri tani nuk e ka marrë një qëndrim. Kjo nuk do të thotë asnjë gjë për çështjet procedurale në Parlament, sepse LIBE me dha mbështetjen e plotë dhe unë kam përkrahjen që të mos kthehem në LIBE. Hapi tjetër është seanca plenare e Parlamentit Evropian. Por para kësaj Kosova duhet të përmbushë dy kushtet e mbetura”.

Radio Evropa e Lirë: Të jemi të qartë, nuk ka më nevojë për kthim në LIBE përr të marrë mandatin për kornizën negociatore?

Tanja Fajon: LIBE më dha mbështetjen me një votë më shumë, Nuk është mbështetja më e madhe, por jam e kënaqur se morëm këtë mbështetje, sepse në orët e fundit situata ishte shume e tensionuar. Ne nuk do të diskutojmë më për raportin për Kosovën ne LIBE. Unë kam mandatin që të vazhdojë, por do të shoh se kur do ta vendos në seancë plenare sepse tani është vërtetë në duart e Kosovës.

alb365/ evropaelire

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet: https://t.co/wahnaIexKS
10,432 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
plazhi seman
Plazh Seman, vdes 77 vjeçari

Fier - Më datën 04.08.2016, rreth orës 15:15, në plazhin e Semanit, Fier, duke ndejtur në breg të detit, ka pësuar...

Close