|E mërkurë, Korrik 26, 2017

Famijarët e Fadil Hoxhës akuza policisë për neglizhencë 

Familjarët e të paraburgosurit Fadil Hoxha nga Lushnja që humbi jetën në QSUT akuzojnë policinë si shkaktare të kësaj ngjarje.

Ata thonë se ndonëse u kishin kërkuar punonjësve të policisë që t’i fusnin në ambientet e paraburgimit ilaçet për zemrën, kjo e fundit sipas tyre kishte refuzuar.

Fadil Hoxha ishte ndaluar nga policia pasi akuzohej se kishte marrë ullinj në tokën e dikujt tjetër.

 “Vëllai dje paska vajtur për të mbledhur ca ullinj në Divjakë, në pyll të Divjakës dhe atje paska vajtur policia dhe e ka marrë që në orën 11:00 policia e Divjakës e ka futur në rajon.Këta kanë vajtur, se kam dhe nipin në Divjakë, se ishte i sëmurë me zemër”.

“Ku është prova, e futën në sallë, do ti bëjnë koronaren, nga koronarja ka mbaruar çdo gjë.Nuk doli që ta shihnim ne. E çuan aty dhe thanë ndërroi jetë. Tani na sorollasin sa andej, këtej që ne do ti bëjmë autopsinë. Autopsia ka dalë një vdekje e menjëhershme. Ku është autopsia? Pse vdekje e menjëhershme? Ku është shkaku, pse vdiq?”

“Nuk isha në vendin e ngjarjes por nëse i është vënë zjarr asaj ullishtje.. Unë e pyeta nipin, i thashë ka zjarr atje.. këtu ndryshon puna. Nëqoftëse ka marrë 5 kokrra ullinj ose 1 kg ullinj dhe duke e vënë në dijeni policinë që ky është në këtë gjendje, trajtohet me këto ilaçe dhe i përcjellin këta jashtë.Duke i thënë policisë, duke e vënë në dijeni që ky rob nuk duron edhe zhurmën, edhe të trajtohet kështu. E kanë keqtrajtuar, duke e kërcënuar që të pranosh këtë dhe këtë”.

alb365/oranews

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Mënyra si rrini ulur në karrige tregon mbi personalitetin tuaj https://t.co/Dn0ekAcAvo https://t.co/WbGjgkN8kd
11,300 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ta bëjmë Shqipërinë “Call Center”

Nga FIONA KOPALI - Mund të kesh një diplomë masteri e të punosh në call centre. Mund të dish pesë...

Close