|E hënë, Shkurt 19, 2018

Familjarët: S'besojmë në ekspertizën greke, ti ribëhet ktu. 

besmir cullhai
besmir cullhai

besmir cullhai

Fier – Në banesën e Besmit Cullhait , familjarët kishin hapur mortin. Miq, shokë, dashamirës, banorë të fshatit hynin e dilnin duke shprehur ngushëllimet e tyre pjestarëve të familjes.

Trupi I Besmir Cullhait ka disa ditë që ndodhet në morgun e Janinës . Shteti grek u ka këkruar familjarëve të tij shumën e 2 mijë eurove  ndërkohë që familjarët pohojnë se nuk kanë lekë për të ngrënë bukë. Shteti të na ndihmojë , s’kemi të paguajmë, kanë pohuar ata për median.

U nis për në Greqi para pesë ditësh bashkë me 3 shokë të tij, por edhe gjetur nga policia greke i mbytur . Ka qenë ky fati i Besmir Çaullaut nga Fieri, ndërsa nuk dihet ende asgjë për tre shokët e tij. Halla e të riut, Monda Çuko bën apel për ndihmë, dhe për të rikthyer në Atdhe trupin e nipit të saj, pasi familja nuk ka mundësi ekonomike.

Mada CukoPër alb365.com flet halla e 27 vjeçarit të mbytur Besmir Cullhait, Monda Cuko.

A e dini , pse iku Besmiri në Greqi ?

Ai iku për bukën e gojës. Janë shumë dobët ekonomikishtë.

A ka qënë herë tjetër në Greqi ?

Ai ka qënë disa herë në Greqi, shkonte dhe punonte. Eurot që kursente nga ato pak ditë pune që bënte atje ia sillte familjes këtu në Pojan të hanin bukë.

Pse iku nga mali ndërkohë që vizat janë liberalizuar ?

Për shkak se ai I kish plotësuar kalimet dhe ndenjet atje tre mujore  së bashku me shokë të vet vendosi që të iknin ilegalisht në Greqi. Kur I kish kapur policia në Greqi herën e fundit që I ktheu u kishin thënë se : “ Po erdhët më ilegalisht do t‘ju fusim në burg.

Nga e morët vesh që ishte mbytur ?

Kishim kaq ditë që s’kishim marrë asnjë lajm. Nga interesimi i familjarëve të shokëve të tij mesuam se njëri ishte mbytur. U interesuam edhe ne. Policia e Korfuzit kishin njoftuar organet e tyre për Besmirin që ishte mbytur pasi në rroba i kishin gjetur edhe pasaportën. Pala greke njoftoi palën shqiptare dhe Ministria e Jshtme e jona sot në mëngjes njoftoi familjen.

C’farë do të bëni më tej ?

Të paguajmë nuk kemi, sepse s’kemi bukë të hamë. Pala greke ta bieri deri në Kakavijë dhe shteti shqiptar të na sjellë kufomën në shtëpi qoftë edhe bashkia, komuna. Nuk kemi jo se nuk duam.

Si familjarë këkrojmë që trupi kur të vij në Shqipëri të shkojë në morg e ti bëhet kontrolli mjeko ligjor I kufomës pasi nuk besojmë se është mbytur pasi djali ishte 27 vjeç dhe dinte shumë mirë not. Nuk besojme tek eskpertiza greke.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Vihet në pranga këngëtarja serbe

Këngëtarja e famshme serbe, Ema...

Close