|E premte, Gusht 18, 2017

Fashizmi eshte kthyer ne Europe. 

bret-stephens-kolumne    Lidhur me pikëpamjen se ekziston një shtresë e mjegullt në pjesën më të madhe të gjërave, duhet të keni parasysh rezultatet e zgjedhjeve Bret Stephens europiane. Fashizmi është kthyer, zyrtarisht, i shëmtuar si çdoherë.

Por, së paku amerikanët mund të kursehen nga leksionet se janë të patakt ndaj politikave të Shteteve të Bashkuara ndaj Evropës.

Sa herë që dëgjon për Frontin Kombëtar të shkon mendja tek Amendamenti i Dytë i kësaj partie. Shumë njerëz janë për t’u fajësuar për këtë turpërim ndaj kontinentit, por të fillojmë me atë që është më së tepërmi për t’u fajësuar: elektorati francez.

Javën e kaluar, Jean-Marie Le Pen, themelues i Frontit Kombëtar, hienë e partisë në dimër, ka sugjeruar një metodë se si Evropa do të mund ta zgjidhte “problemin e emigrimit” të saj.

Ai tha se “zoti Ebola do të mund të largohet brenda tre muajsh”. Një prej katër zgjedhësve francezë ka votuar për Frontin Kombëtar, duke e anashkaluar partinë e qendrës së djathtë UMP dhe duke u shkaktuar disfatë socialistëve në qeveri.

Në mbrëmje të ditës së zgjedhjeve për Parlamentin Europian, vajza e zotit Le Pen, dhe liderja aktuale e partisë, Marine Le Pen, deklaroi : “Populli ynë kërkon vetëm një politikë, politikën e francezëve për francezët”. Po çfarë është franceze për një njeri?

Zonja Le Pen supozohet se ishte me fytyrë më të butë dhe të lëmuar në partinë e babait të saj, por dëshmohet se kjo është vështirë të shihet.

Muajin e kaluar ajo bëri një vizitë në Moskë, me ç’rast e kritikoi ashpër Bashkimin Europian për shpalljen e “Luftës së Ftohtë” ndaj Rusisë, dhe e përqafoi separatizmin në Ukrainë.

Sa i përket Vladimir Putinit, ajo aktualisht e lavdëroi në një intervistë, duke e cilësuar atë si “patriot”, i cili “e mbështet pavarësinë e popullit të vet” dhe i mbron “vlerat e civilizimit europian”.

Me sa duket, këto vlera, sipas saj, janë invadimi dhe frikësimi i fqinjëve, mbushja e kutive të votimit, burgosja e disidentëve dhe përpjekja për ripërtëritjen e reputacionit të Bashkimit Sovjetik.

Kremlini, po ashtu, u është qasur në mënyrë miqësore edhe partive të tjera në Evropë: partisë Jobbik në Hungari, e cila mori afro 15% të votave në zgjedhjet e javës së kaluar, dhe partisë greke, Agimi i Artë, e cila fitoi 9.4%.

Këto parti nuk janë neofashiste, sipas shabllonit të hershëm të Benito Musolinit. Ato janë neonaziste, sipas shabllonit të vonshëm të Ernst Rohm.

Partia greke Agimi i Artë, marshon nën flamurin e ngjashëm me kryqin e thyer.

Sa i përket partisë hungareze Jobbik, kur Kongresi Botëror i Hebrenjve mbajti mbledhje në Budapest vitin e kaluar, ajo ka organizuar një tubim për t’i denoncuar “okupatorët izraelitë, këta investitorë të cilët duhet të shikojnë për një vend tjetër në botë për vetveten, pasi Hungaria nuk është në shitje”.

Kjo, po ashtu, është zë i “civilizimit europian”.

Pozitë të lartë në listën e fajit në Europë ka klasa elitë politike europiane, që është një aristokraci gjarpërore, e cila ende nuk e ka kuptuar se përse stërgjyshërit e tyre politikë marshuan deri në gijotinë.

Para një dekade ishte një mençuri konvencionale për të observuar se Evropa ishte shndërruar në zonë të paqes së përhershme, një faktor i fuqisë së butë dhe së drejtës ndërkombëtare, pra një Venerë e Marsit amerikan. Por, historia po kthehet prapa në Evropë, dhe jo vetëm në margjina të largëta në vendet si Donjecku.

Parlamenti Europian ndoshta mund të jetë i padhëmbë si institucion politik. Por, tani nuk mund të mbyllen sytë ndaj faktit se fashizmi tashmë nuk është vetëm pjesë e së kaluarës në Evropë, por, po ashtu, mundësi realiste për ardhmërinë e saj.

Do të ketë përpjekje për varrimin e implikimeve të këtij votimi për pesë vite të tjera. Por, nëse papunësia e të rinjve mbetet 25% në Francë dhe 57% në Spanjë, këto zgjedhje do të jenë vetëm fillim i një kaptine tjetër të shëmtuar në civilizimin europian. Zoti Putin mund të ndjejë se fantazmat që rrinë pezull mbi kontinent, janë të favorshme për të.

alb365.com/ Wall Street Journal 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Si e përhapën varfërinë në botë universitete britanike

Nga JAMES  BARTHOLOMEW , The Spectator - Lamtumirë, pra, Janis Varufaqis! Dikur ishe ministër i financave të Greqisë. Pastaj dhe dorëheqjen, apo...

Close