|E hënë, Tetor 23, 2017

Fatet e trishta të shkrimeve. 

Ilirian_zhupa  Tirane – Në çerekshekullin e fundit, ashtu si në të gjitha lëmitë e tjera, edhe në fushën e shtypshkrimit, kemi një vërshim të madh botimesh. Është shtuar shumë letra e shkruar në formë libri, por janë pakësuar shumë librat. Janë shtuar shumë botimet në poezi dhe prozë, por janë pakësuar shumë poetët dhe prozatorët. Janë shtuar shumë përkthimet e autorëve të huaj, por janë pakësuar shumë përkthyesit. Janë shtuar shumë botimet, por janë pakësuar shumë botuesit. Korrektorët, recensentët, redaktorët, kritikët etj., janë bërë një racë në zhdukje, ose shumë-shumë kanë mbetur në bregun tjetër të këtij vërshimi, pa asnjë mjet lundrimi. Fondet e ndryshme për mbështetjen dhe promovimet janë rritur përmes një sërë institucionesh që shpërndajnë para në shumë duar menaxhuesish, por asnjë qindarkë nuk bie në dorë të autorëve shqiptarë, këtyre fijanëve jetimë të fjalës. Ndërkohë, prurjet e mëdha bashkë me ujin sjellin dhe shumë baltë e trungje. Autorët shqiptarë bëhen gjithnjë e më të braktisur dhe menaxhuesit gjithnjë e më lakmitarë. Vështrimi dhe përkujdesja është kthyer përgjithësisht te letërsia botërore. Si rezultat, ka autorë të mëdhenj të botës që kanë ardhur mirë në gjuhën shqipe, ka gjasme autorë që kanë ardhur si të mëdhenj; por shqetësimi më i madh është ai i autorëve të njëmendtë që kanë ardhur të gjymtuar dhe, pak shpresa kanë të riparohen për së afërmi. Edhe në tregun e librit, produkti i huaj e ka hequr nga raftet produktin shqiptar. Poetë dhe shkrimtarë të rinj të talentuar, në vend që të thirreshin në odën e miqve, janë rrasur në qilarin e heshtjes të shtëpisë sonë letrare. Kritikët e rinj, duke i gjetur të gjitha portat e shprehjes së gjykimit mbyllur, vetëm në të rrallë mundin të artikulojnë ndonjë mendim nga plasat e derës a të dritareve. Xurnatë e ahengjeve letrare ua kanë zënë frymën ngjarjeve letrare.
Për këto dhe të tjera, lajmin për një festival (panair) pranveror të librit, e quajta një ngjarje të mirë. Më e pakta që mund të sillte, do të dyfishonte mundësinë e promovimit dhe kontaktit. Gjë që realisht edhe ndodhi. Siç ndodhi, që për arsye jashtëletrare, në opinionin e gjerë publik, më shumë sesa ngjarja, u përcoll sherri. Më shumë sesa për risi, u fol për interesa, kulisa dhe tutorë. Dhe meqë menaxhuesit nuk donin të tregonin se ku u dhembte dhëmbi, në vend të merreshin me njeri-tjetrin, qëlluan me gurë dhe thyen xhamat e autorëve dhe përkthyesve të paktë shqiptarë, të cilët përndryshe do të duhej të mos rrethoheshin me heshtje.
Desha të flisja për diçka tjetër, për librin me intervista nga biblioteka e botës. Sjellë në shqip nga Rudina Xhunga. Autorë të përmasave dhe shkollave të ndryshme, të cilët këmbëngul sërish, se janë një ngjarje për bibliotekën, krijuesit dhe lexuesin tonë. Por historia e trishtë e botuesve, të cilët edhe një herë u ndanë qartë në llogore të ndryshme, në vend që të na linin të shijonim gëzimin e shtuar, na tërhoqën zhgan në logorinë e sherrit të shtuar.
Tashmë, kur sherri i fundit duket se ka kaluar dhe kur sherri i radhës s’ka mbërritur ende, përfitoj të shënoj këto radhë. Përmbledhja me intervista “Shkrimtarët e shekullit” është një ngjarje e rrallë në letrat shqipe. Dhe jo vetëm në to. Botime të tilla antologjike, mes shumësisë së shfaqjeve letrare, çmimeve të shtuara kombëtare e ndërkombëtare, gjuhëve dhe shijeve, të afirmuarës dhe të mbuluarës, suksesit të përkohshëm apo të përjetshëm, të vërtetë apo të rrejshëm, mbeten gjithsesi botime me strukturë të hapur. Të hapur në rrafshin e vlerave, tendencave, hapësirës dhe kohës. Botime të tilla janë tablo që pikturojnë botën, e sjellin atë para teje të gjallë si një fiksim i çastit dhe perspektivës; si gjallim me karakter përgjithësues e vetanak.
Një libër me 29 autorë. Mund të ishin edhe më shumë, por mund të ishin edhe më pak. Sepse, një libër i tillë me strukturë të hapur është një vepër, por edhe një proces. Është një dëshirë, por edhe një mundësi. Si rrathët mbi ujë që shtrihen pafundësisht, pavarësisht se syri ynë nuk e kap dot as hapësirën përqethëse të tyre dhe as pafundësinë e pasqyrave ku ata pikturohen. Përmes këtij botimi, kanë ardhur në Shqipëri jo thjesht veprat, por baballarët e tyre. E kanë shënuar në hartë Shqipërinë ata, jo thjeshtë “fëmijët” e tyre që kuturisin botën; kanë folur posaçërisht për të, kanë ndërtuar një urë njerëzore kryekrejt për shqiptarët. I kanë pranuar shqiptarët në studiot e veta dhe kanë shpjeguar laboratorin e vet krijues, posaçërisht për ta, në shqip. Me dashurinë e pakusht dhe pasionin e palodhur të Rudina Xhungës. Autorë të famshëm si Salman Ruzhdie, që këmbëngul se “është gjithnjë një numër i vogël librash që futen nën lëkurën tënde”; Orhan Pamuk, i cili shkruan “për ta zbuluar botën”; Amos Oz, që flet për “konfliktin si një luftë, midis së drejtës dhe ‘së drejtës’”; Doris Lessing, që ka “pasur të bëjë me njerëz që kishin një pikëpamje shumë romantike për Shqipërinë”; Roberto Saviano, që është i ndërgjegjshëm se kur “sulmon qeverinë, e di se do të ketë baltë kundër teje”; Jonathan Franzen, që është i bindur se “në fund të ditës, asnjë nga ne nuk ia del”; Arthur Japin, që këmbëngul se “edhe ata që bëjnë ligësitë më të mëdha, veprojnë nga mirësia”; Atiq Rahimi, që thotë se “vendi im i vetëm, toka ime e vetme është fleta e bardhë”; Alberto Bevilacqua, që e di se “ne jemi një esencë e vogël, në një esencë të pafund”; Fabio Volo, që konstaton se “tashmë ka më shumë njerëz që shkruajnë, sesa njerëz që lexojnë”; etj., etj.
Ata flasin me shumë dashuri për njeri-tjetrin, nuk i bezdis “hija” e njeri-tjetrit. Menaxhuesit e tyre, ndryshe nga tanët i bëjnë llogaritë me shekujt dhe jo me çastin. Kjo besoj mund të ndodhë dhe ndër ne, nëse krijuesit tanë do i rrethonim me më shumë dashuri. Letërsia mund të na kthente ne sërish fytyrën njerëzore, nuancat dhe intimitetin e humbur, siç thotë shqip, David Grossman.
Një fotoreporter italian është raportuar se është vrarë në Ukrainën lindore.
Ministria e Jashtme e Italisë ka njoftuar se Andrea Rocchelli, besohet se është vrarë më 24 maj, në afërsi të qytetit Slovynask, ku seperatistët pro-rusë po luftonin ndaj trupave qeveritare të Ukrainës.
Deklarata e ministrisë saktëson se trupi i pajetë i gazetarit do të mirret nga spitali kur të identifikohet edhe një shtetas rus që është viktimë e që ka qenë përkthyesi i fotoreporterit. Raportet kanë bërë me dije se gazetari italian dhe përkthyesi i tij rus, janë goditur nga mortaja.

alb365.com/Ilirjan Zhupa

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Basha: Shenja të qarta se Rama nuk ka ndërmend ta bëjë

Tiranë - Një ditë pas votimit me unanimitet të Dekriminalizimit kryetari i PD-së Lulzim Basha shprehu angazhimin e tij dhe...

Close