|Tuesday, December 6, 2016
  • NA NDIQ NË

Fëmijët me aftësi të kufizuar – Solidarizohuni me ne 

vlcsnap-2016-12-02-10h33m00s101

Fier – Fëmijët me aftësi të kuafizuar në kuadër të ditës ndërkombëtare (neser) kanë marshuar  në qëndër të qytetit e më pas kan hapur mini ekspozitë me punime të tyre  në Teatrin “Bylis”

Të jesh person me aftësi të kufizuar do të thotë të jesh special, me nevoja të veçanta, por jo të jesh i ndryshëm. ”Cfarë është e thjeshtë për ju, për ne është e vështirë, por jo e pa mundur”.  Kjo ka qënë edhe afisha e madhe që fëmijët me aftësi të kufizuar mbanin në duar në aktivitetin e sotëm.

Sot ky aktivitet ka sjellë në vëmendje këtë kategori të shoqërisë, e cila nuk ka asnjë ndryshim me të tjerët. Gjithcka ishte konceptuar pikërisht me këtë fokus, trajtimin e tyre si të barabartë me bashkëmoshatarët në mbarë Botën.

Matilda Dushku , drejtuese e qëndrës “Horizont” që është ngritur me  financim Italo – Shqiptar ka pohuar se në këtë qëndër ushtrohet kujdes për 70 fëmijë dhe ka katër laboratorë të ndryshëm ku ata praktikohen. Nëpërmjet projekteve dhe ndihmës së bashkisë dhe Ministrisë së Mirëqënies është mundur vijimësia e projektit për 70 fëmijë me aftësi të kufizuar dhe më shumë se 100 femijë të tjer janë integruar në shkollat e Fierit.

Një prej personave me aftësi të kufizuar është edhe Ardnand Cepele. Ai si fillim  ka qënë nxënës në këtë qëndër , por tani është vullnetar dhe pret që të  punësohet si roje pranë saj.

Për kujdesin dhe punën e mirë të qëndrës “Horizont” tregon edhe kjo nënë  e cila fëmija I saj ka probleme dhe në qëndër tejtër nuk ka pasur rezultat , ndërkohë që në qëndrën “Horizont” fëmija  ngrihet në këmbë  dhe ka filluar të flasë.

Në qendër të aktivitetit ishte një mini-ekspozitë me punime të personave me aftësi të kufizuar në qytetin tonë, të cilët nëpërmjet punimeve të prezantuara tërhoqën vëmendjen e qytetarëve. Kjo kategori, si pjesë e komunitetit dhe e shoqërisë, treguan qartë se edhe ata mund të kontribojnë në mënyrën që munden.

vlcsnap-2016-12-02-10h31m57s238 vlcsnap-2016-12-02-10h32m08s94 vlcsnap-2016-12-02-10h32m20s200 vlcsnap-2016-12-02-10h32m46s214 vlcsnap-2016-12-02-10h34m58s0

alb365

Add a Comment

%d bloggers like this: