|E shtunë, Maj 27, 2017

Fermerët bllokojnë aksin Klos-Burrel me lopët e sëmura 

Fermerët e zonës së Klos Katundit në bashkinë e Klosit, kanë bllokuar rrugën nacionale në shenjë proteste ndaj përhapjes së sëmundjes së gjedhit. Në shenjë demonstrative, banorët lanë për disa minuta kafshët e sëmura në rrugë, ndërsa apeluan për ndihmë. Ata thonë se blegtoria dhe bujqësia, janë të vetmet të ardhura për të mbajtur familjen.

Dhjetëra banorë të fshatit Klos Katund në Bashkinë e Klosit bllokuan për disa minuta rugën nacionale Klos-Burrel në shenjë proteste ndaj dëmeve që iu ka shkaktuar sëmundja e gjedhit.

Me kafshët e sëmura me vete, banorët thonë se ato nuk u vaksinuan në kohë për të parandaluar përhapshmërinë e vektorit.

Banorja: “ Po më ngordhin lopët, u ka rënë sëmundja. Nuk kemi mundësi jetese, asgjë. Rrugë nuk kemi, shkolla është prishur.Asgjë nuk kemi ne, jemi kot këtu.Shpresa vetëm tek lopa, asnjë punë tjetër”.

Banori: “Ku duhet të marr qumësht, ku duhet të marr djathë, kosin? Me këtë infeksion nuk hahet as qumështi, as djathi, as gjiza.U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të bëjnë shumë kujdes, të mos marrin për momentin sa të kalojë kjo situatë”.

U desh ndërhyrja e policisë për të zhbllokuar aksin nacional Klos-Burrel. Kjo zonë është ndër më të prekurat nga dermatoza nodulare.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Duka firmos marrëveshjen me Bashën, tre deputetë në listat e PD https://t.co/BueCpx2x26 via @wwwalb365com
11,293 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Berisha: Rama nuk fsheh dot vjedhjet me largimin e Haxhinastos

Ish kryeministri Sali Berisha deklaron se me largimin e Haxhinastos Edi Rama kërkon të lajë duart si pilati me dështimin...

Close