|E mërkurë, Prill 26, 2017

Fieraku i dënuar me burgim të përjetshëm sillet nga Greqia në Tiranë 

Ekstradohet nga Greqia një 40-vjeçar nga Fieri i dënuar me burgim të përjetshëm.

Nga Specialistët e  Interpol Tirana  është kryer ekstradimi  nga Greqia drejt  Shqipërisë, i shtetasit shqiptar Feta Kaja.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Fier, me vendim nr. 44, datë 27.02.2002, e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprën penale të “Vjedhjes me pasojë vdekje”.

Ngjarja ka ndodhur me datë 07.08.1999, rreth orës 23:00  në fshatin Kallm të Fierit.

40-vjeçari  në bashkëpunim me dy shtetasit e tjerë V. P dhe J. B kanë vrarë me armë zjarri shtetasit B. D dhe N. D, dhe më pas kanë vjedhur në banesën e tyre një shumë të konsiderueshme parash.

Policia thotë se dy viktimat B. D dhe N.D, sapo ishin kthyer nga emigrimi në Greqi.

I ekstraduari, në Aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, iu është dorëzuar autoriteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Partia Socialiste: Ka pasur takime dhe jo konflikt https://t.co/cRppB32jSw https://t.co/oVN4gWwHrn
11,477 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Skandali me rimbursimin e ilaçeve, pranga 7 persona

Tiranë - Të paktën 7 persona, 2 prej të cilëve zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm...

Close