|Friday, December 9, 2016
  • NA NDIQ NË

Fieraku prezantohet si polic në Dibër, procedohet penalisht 

Dibër – Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar në Dibër kanë nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit L.M, 34 vjeç, banues në Peshtan të Fierit.

Procedimi penal ndaj tij filloi pasi ky shtetas gjatë ditës së djeshme  është paraqitur në Komisariatin e Policisë Dibër, duke i’u prezantuar punonjësve të policisë si “oficer policie”, ndërkohë që pas verifikimeve të kryera nga policia ky shtetas nuk rezultonte të ishte punonjës policie.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale  “Përvetësimi i titujve apo detyrës shtetërore”.

Add a Comment

%d bloggers like this: