|E martë, Dhjetor 12, 2017

Fieri bastion i të majtës. Çupi – Fieri me ekonominë më të zezë në vend 

Gazetari Frrok Çupi i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, teksa flet për betejën elektorale në jug të vendit, thotë se është i habitur se pse qyteti i Fierit është bastion i së majtës. Ai shprehet se nuk beson të ketë ndryshime mandatesh, ndërsa tregon edhe biznesin më të përhapur atje.

Hila: Këtu kemi dy figura të PS-së, Gramoz Ruçi që e ka vënë veten i 9-ti dhe Erion Braçe i pari.
Abilekaj: E ka vënë veten apo e kanë vënë këtë nuk e dimë.
Çupi: Do jetë një sukses i së majtës, sepse ajo është zonë e lidhur me të majtën, e lidhur vetvetiu sepse nuk është as zonë e Luftës së Dytë Botërore, as zonë e reformave të mëdha agrare. Është një zonë që po ta kuptonte, praktikisht socializmi e ka rrënuar me rafineritë, me TEC-n. Po t’i kthehemi traditës, unë nuk shikoj shumë lidhje me të majtën.
Praktikisht, qytetet e populluar në socializëm që nuk është vetëm Fieri, përgjithësisht janë populluar me “armiqtë” e Partisë dhe ai duhet të ishte një vend armiqësor me socializmin, siç është Fushë Arrësi, Laçi, sepse në këto qytete u dërguan inxhinierët më të zotët që kishin cene biografike. Ishte një zonë industriale me prioritet që nga Moska e deri tek Pekini. E majta në Fier, në këto katër vite ka një firo për shkak të qeverisjes. Në Fier, nuk ndryshon asgjë.
Ajo që më ka bërë përshtypje më shumë në qytetin e Fierit është që biznesi dominant janë dyqanet e rrobave të dasmave që më dëshmon psikologjikisht se njerëzit që më shumë martohen.
Çipa: Është qyteti me ekonominë e zezë më të madhe në vend.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
LSI dhe PD bashkojnë votat kundër PS për taksën e infrastrukturës

Fier - Këshilltarët e LSI kanë bashkuar...

Close