|E premte, Gusht 18, 2017

Fieri binjakëzohet me Blagoevgrad të Bullgarisë. 

10378304_804835852860057_5564501832277298947_n       Bullgari – Dy ditë më parë një delegacion I institucioneve qëndrore në Fier udhëtoi drejt Bullgarisë për të kryer një binjakëzim me Blagoevgrad . Nismëtari I këtij binjakëzimi është këshilltari I Kryemistrit Rama, Fate Velaj I cili jo vetëm po binjakëzon  Fierin me këtë qytet por në vijim do të kryejë edhe binjakëzimin e Vlorës me Varnën dhe Korcën me Plovdivin.

 Në rrjetin social facebook Velaj do të shkruante ndër të tjera se : “ 23 qershor 2014. Sa hymë në një shtetë anëtarë të EU, Bullgaria..Do të ishte kryetari i bashkisë Blagoevgrad i cili na priste te hyrja e hotelit dhe tani, dollinë e parë e ngriti për statusin e vendit kandidat dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë…Neser ( sot ), në oren 11.00, në bashki, ai dhe Baftjar Zeqo, kryetar i bashkisë Fier do të firmosin binjakëzimin dhe partneritetin mes dy qyteteve…Një finalizim i idesë dhe punës sime në kuadër të rilindjes europiane shqiptare. Së afërmi realizoj binjakëzimin e Vlorës me Varna-(perla e Detit të Zi) dhe Korca me Plovdivin”.

10320259_804835999526709_1343714041497733347_nalb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Shqiptari detyron italianen të kryej sex tresh

Historia e dashurisë mes një të riu shqiptar dhe një italianeje nuk ka përfunduar mirë. Kjo pasi vajza ka denoncuar...

Close