|E shtunë, Tetor 21, 2017

Finalja, Reali prane endrres, Atletiko ofron suprizen. 

Lisbone – champions-league-2013-20141Sonte në orën 20:45 në Lisbonë zhvillohet finalja e edicionit të 22-të e Champions League dhe e 59-ta në historinë e Kupës më të lakmuar të Kontinentit Evropian, Real Madrid-Atletiko Madrid. Real Madrid dhe Atletiko Madrid do të përballen për herë të parë me njëri-tjetrin në një finale Champions League, por ndeshja e së shtunës nuk do të jetë finalja e parë mes tyre që do të ndajë një trofe. Në historinë e tyre, dy skuadrat madrilene janë përballur 6 herë në finale, 4 fitore për Atletikon dhe 2 për Realin. Kjo është finalja e dytë mes dy klubeve spanjolle që pas triumfit madhështor të Realit në ‘Stade de France’ ndaj Valencias 14 sezone më parë. Derbi i Madridit i spostuar në Portugali në Stadiumin e Dritave pritet që të ketë një audiencë maksimale. Në të gjithë botën llogaritet që finalja e madhe të ndiqet nga më shumë se 1 miliardë persona. Në ‘Santiago Bernabeu’ ndeshja do të ndiqet në ekrane gjigantë nga plot 80.000 tifozë që janë bërë gati për të festuar.
Në fushë do të zbresin disa nga yjet e momentit në futbollin botëror, vlera e të cilëve llogaritet në 1 mld Euro, ku pjesën më të madhe të vlerës e zë pa asnjë dyshim Reali i Madridit. Finales edhe pse jo zyrtarisht pritet që t;i mungojnë Benzema dhe Pepe për Realin, ndërsa për Atletikon Turan dhe Diego Costa. Reali ka më shumë se një dekadë që e kërkon kupën, “La Decima” përbën një obsesion për yjet e Realit, teksa Atletico nuk do të ketë ndoshta kurrë më një rast më të mirë sesa ky.
Ancelotti: Kthehemi në Madrid me “La Decima-n”
Thelbësore do të jetë edhe skema e Carlo Ancelottit, pasi ka rastin më të mirë për të treguar se është një trajner i madh. Italiani deri tani ka fituar vetëm kupën e Mbretit me Realin, gjë e cila nuk mjafton për të pasur vendin e sigurt edhe për një tjetër edicion nëse nuk fiton sonte.
Në orët e fundit para ndeshjes së madhe, italiani shprehet optimist” Jam i ndërgjegjshëm për presionin mbi mua, që kur kam ardhur te Reali, çdo gjë rrotullohet rreth “Decima”-s. Atletiko, shumë e fortë. Kemi hasur probleme kur kemi luajtur ndaj tyre në kampionat. I njohim shumë mirë dhe e njëjta gjë vlen dhe për ata. Cristiano shënon gol në çdo ndeshje. Bale është një blerje e madhe nga ana e Realit, besoj te se do fitojmë” tha ai.
Simeone: Ndeshje unike, përballë ekipit më të fortë
Pa asnjë dyshim që Simeone është trajneri më i mirë në Europë për këtë edicion, pasi arriti që të shpallet kampion me Atletikon në kampionatin spanjoll duke lënë pas miliardat e Barcelonës dhe Realit të Madridit. Por, argjentinasi është ende i pangopur dhe kërkon me cdo kusht Champions League.
“Do të jetë një ndeshje unike përballë kundërshtarit më të fortë të mundshëm në botë. Reali është favorit, pavarësisht se ne fituam në La Liga. Kam besim te futbollistët e mi se do të ia dalin mbanë. Costa dhe Turan, ende nuk kam vendosur nëse do të zbresin në fushë apo jo, pasi nuk janë rikuperuar plotësisht” përfundoi ai.
Ronaldo: Reali, shpallet kampion Europe
Ronaldo është futbollisti më i mirë i edicionit në Champions League këtë edicion, pasi ka arritur të shënojë 16 gola. Suksesin e golave, Ronaldo dëshiron që ta konkretizojë me trofeun. “Kemi zhvilluar një super edicion. Sonte dua trofeun”.
Costa: Reali i frikshëm, Atletiko fiton
“Nuk ka asnjë dyshim që Reali është ndër ekipet më të fortë në botë dhe presioni për të fituar sonte është mbi ata. Shpresoj që të rikuperohem, por si do që të ndodhë, Atletiko shpallet kampione” deklaroi sulmuesi Diego Costa.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Nishani ‘bekon’ 4 ministrat e rinj

Një ditë pasi u votuan në parlament katër ministrat e rinj, Fatmir Xhafaj, Ogerta Manastirliu, Olta Xhaçka dhe Eduard Shalsi...

Close