|E martë, Mars 28, 2017

Financimi i partive ende mister. PS kundër PD për financim vetëm nga shteti 

Financimi i Partive Politike, cilësohet si një nga çështjet më kritike të demokracisë në venin tone, dhe vlerësohet pothuajse ne të gjitha raportet e institucioneve ndërkombëtare si “helmi” që po prek politikën shqiptare.

Sot pas 26 vitesh demokraci ende nuk ka një shifër zyrtare sa i kushton fushata elektorale një partie politike.

Gerta Meta, KVV: Ka pasur disa aktorë të tjerë të shoqërisë civile që kanë rritur të japin disa shifra në lidhje me billborde (billboard), flamuj, reklama, por që realisht nuk është se kanë prekur thellësisht dhe realisht të dali një shifër reale dhe konkrete.

Dy komponentë ndikojnë në këtë situate: mangësitë ligjore dhe mungesa e vullnetit të partive politike për të deklaruar burimet e financimit.

Meta: Komisioni ka një listë auditësh përpara se të fillojë fushata zgjedhore dhe auditët kanë një target ligjor, të cilët bëjnë një verifikim të të gjithë të ardhurave dhe shpenzimeve që deklarojnë vetë financierët apo përfaqësuesit e partive politike dhe nuk kanë të drejtë ligjore që t’i hyjnë thellë verifikimit se sa reale dhe se sa shpenzime konkrete dhe direkte janë bërë nga partitë politike.

Në tryezën e organizuar nga Kolicioni i vëzhguesve vendor, mbi financimin e partive politike, bashkëkryetari i komisionit parlamentar për reformën zgjedhore Taulant Balla, tha se duhet amenduar dhe ligji për partitë politike në mënyrë që të këtë një audit periodik për financat.

Balla: Ka të bëjë me vetëpublikimim e pasqyrave financiare, informacioneve në lidhje me anëtarët e tyre, bilancet periodike, të ardhurat dhe shpenzimet, donatorët e fushatave edhe ata që ofrohen edhe në pjesën jo zgjedhore të procesit.

Balla, lajmëroi kundërshtinë dhe për propozimin e demokratëve për përjashtimin të financimeve private për Partitë Politike. Sipas tij modeli aktual mix, privat-publik qëndron por duhen forcuar mekanizmat e kontrollit dhe transparencës.

Balla: Nëse do të kishte vetëm financim publik jo vetëm që do të ishin ndërmarrje shtetërore, por në Shqipëri kurrë më nuk do të kishte parti të reja politike.

Në tryezë munguan përfaqësues të opozitës, por kritikat u bënë nga ish-presidenti Rexhep Mejdani ri cili tha se sot partitë politike financohen nga paratë e krimit.

Mejdani: Në procesin e ardhshëm zgjedhor, ky problem bëhet akoma më i mprehtë. Është shtuar paraja e kriminalizuar nga kultivimi i kanabisit pothuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Sipas Sekretarit i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama kodi zgjedhor ka një sërë problemesh që reflektohen edhe në standardet e zgjedhjeve dhe për këtë një farë përgjegjësie e ka edhe OSBE.

Luan Rama: Certifikohen reformat nga OSBE dhe ODIHR, e cila në vlerësimin tim është po kaq përgjegjësi sa politika në Shqipëri për këtë standard apo për këtë cilësi të reformës zgjedhore dhe si përfundim mbarojnë zgjedhjet, dhe përsëri themi se ka probleme.

alb365/oranews

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Diabetikët tashmë me terapi të re https://t.co/dRj75EAoGQ https://t.co/kyxUz09TLC
4,407 people follow ALB365
Twitter Pic StolzNet Twitter Pic Ledina47 Twitter Pic ddsahara Twitter Pic vanigjuz Twitter Pic uuque Twitter Pic MarioRol Twitter Pic lindseys Twitter Pic joel6220 Twitter Pic AzzaStep Twitter Pic metin_no Twitter Pic kul12113 Twitter Pic javivis1 Twitter Pic 1Ambu Twitter Pic 5pt Twitter Pic RodheimT Twitter Pic RatliffT Twitter Pic laxkatz1 Twitter Pic MertYavu Twitter Pic RolandoJ Twitter Pic BeduBill
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Standarte të reja me tregjet e lëvizshëm në Fier. (fotot)

Fier - Ardhja në krye të bashkisë Fier I Armando Subashit ndryshoi sistemin e funksionimit të tregjeve të lëvizshëm në...

Close