|E premte, Janar 19, 2018

Fino lë mandatin, vendin e tij e zë Gentiana Cakrani 

Kryetarja e Partisë Socialiste për Fierin, Gentiana Cakrani, do të jetë zëvendësuesja e Bashkimin Finos, nëse deputeti aktual do të garojë për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe do të dorëzojë mandatin. Cakrani është e 11-ta në listën e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit të vitit 2017.

Gentiana Cakrani ka lindur në Fier më 3 Qershor 1985. Në vitin 2007 ka përfunduar studimet pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, dega Anglisht në Vlorë. Nga viti 2013 e në vazhdim ka qenë e punësuar si mësuese në shkollën “Naim Frashëri”.

Rivali i Finos, Armand Duka ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kreun e FSHF. Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore do të zhvillohet, më 7 shkurt në hotel “Adriatik” në Durrës.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Merkel – Vuçiçit, normalizo mardhëniet me Kosovën

Kancelarja gjermane Angela Merkel i...

Close