|E shtunë, Janar 20, 2018

Fino përballë Dukës për kreun e FSHF-së 

PS-ja po merr edhe Federatën Shqiptare të Futbollit. Pasi mori qeverinë, SHISH, Prokurorinë me sa duket kryeministri Rama po synon të marrë edhe Federatën Shqiptare të Futbollit.

Pra përballë Armando Dukës që është president i FSHF dhe do rikandidojë thuhet se do jetë deputeti Bashkim Fino. Natyrisht që Fino do japë dorëheqjen nga deputet dhe nga PS. Bashkim Fino është një personalitet, por prapavija politike nga vjen ia vështirëson besueshmerinë e të qenurit mbi palët në futboll. Pak kohë më parë Duka e Fino shkëmbyen replika publikisht. I pyetur gjatë një interviste për kandidimin e mundshëm të Bashkim Finos, Duka nuk e kurseu ironinë teksa u shpreh:“Nëse Bashkimi do të jetë kandidat për president si përfaqësues i Partisë Socialiste, ai duhet të dalë nga zyrat e saj. Nëse jo, partia duhet të bëjë të kundërtën dhe të thotë se distancohet nga kjo iniciativë që është e drejta e plotë e zotit Fino, e cila mund të jetë private. Partia Socialiste patjetër që do ta bëjë këtë gjë. Ose do ta vendosë si kandidatin e saj, ose do të thotë që është iniciativë private. Kjo do të jetë në të mirën e lojës që futbolli të mos jetë i varur nga politika”.Pas kësaj ka patur reagim edhe nga Bashkim Fino, i cili i ka kërkuar Armando Dukës të linte mënjanë sarkazmën, duke i kujtuar në të shkuarën mbështetjen e Partisë Socialiste.Por gara mes Finos dhe Dukës nuk mund të mos jetë pa sfond politik. Kandidati-deputetet, do të ketë një mbështetje jo të vogël nga qeveria. Kujtoni që shumica e kryebashkiakëve të vendit janë të zgjedhur nga PS-ja. Me një urdhër të Ramës të gjithë mund të vihen në rresht për të votuar Finon. Por edhe Armando Duka ka mbështetjen e vet.Në vitin 2006 kur Berisha erdhi në pushtet, bëri përpjekje për ta larguar Dukën nga FSHF-ja, por kjo u frenua edhe me ndërhyrjen e UEFA-s, e cila kërcënoi se nëse do veprohej më tej, vendi ynë do të përjashtohej nga organizmat ndërkombëtar të futbollit. Nëse garat e tjera i ka fituar lehtësisht, kjo ndoshta do të jetë gara ku Armando Duka do ta ketë të vështirë.

Kandidimi i Bashkim Finos që sipas lapsi.al është fakt i kryer do ta tensionojë fushatën elektorale për kreun e FSHF, pasi prapavija e Finos mbetet krejt politike. UEFA ka një rregull të fortë që nuk pranon futjen e duarve nga pushteti dhe politika në futboll.

Mbetet te shikojmë se si do ndizet fushata, pasi përballja do jetë epokale për historinë e kësaj federate. Edhe futja në lojë e vëllait të kryeministrit Rama, Olsit te “Partizani” i jep konatacion politik kandidimit të Finos. Por realisht deri sonte deputeti i PS-së nuk ka pranuar të prononcohet. Kujtojmë se Bashkim Fino ka qenë ish-kryeministër i PS, zv/kryeministër dhe ministër. Sot është deputet.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Rama më në fund foto me Trump

Kreu i qeverisë Edi Rama...

Close