|E diel, Tetor 22, 2017

Flasin shqiptarët/ Zjarri – Çdo gjë në 15 minuta 

Britani – Saimir Lleshi dhe Eliane Lara jetojnë në një apartament tek një bllok pallatesh pranë kullës rezidenciale “Grenfell” që u përfshi nga flakët sot në Londër.

Ata i thanë gazetares së BBC, Claire Heald, se u zgjuan rreth orës 01:30 të mëngjesit nga të bërtiturat e njerëzve të cilët kërkonin ndihmë. “Ishte shumë shqetësuese të dëgjoje britmat e tyre. Zjarri u përhap me shpejtësi”, thanë ata.

Saimir Lleshi dhe Eliane Lara shikonin nga banesa e tyre se si flakët e zjarrit përhapeshin me shpejtësi në kullën 24-katëshe. Ata rrëfejnë se panë skena të tmerrshme, njerëz që përpiqeshin të dilnin nga dritaret me çarçaf duke i lidhur si litar.

“Fëmijët tanë u tmerruan, po mundoheshim që t’i qetësonim”, tha Saimir Lleshi.  Deshmitare te tjere thane se gjithçka ndodhi ne 15 minuta.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ndërron jetë njeiu besnik i Enver Hoxhës

Tiranë - Njeriu më i afërt i Enver Hoxhës për 30 vite, që u kujdes për sigurinë e tij, Sulo...

Close