|E diel, Dhjetor 17, 2017

FMN, ulet rritja ekonomike këto 2 vjet . 

FMNFondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur parashikimet për rritjen e ekonomisë globale për këtë vit dhe vitin e ardhshëm.

FMN tani pret që rritja të jetë 3.5 për qind këtë vit, 0.3 pikë më poshtë nga parashikimi i mëparshëm prej 3.8 për qind, që ishte bërë në tetor. Edhe rritja për vitin 2016 është reduktuar në 3.7 për qind.

Ulja e parashikimit vjen pavarësisht nxitjes masive të ekonomisë globale, të pasqyruar në rënien e çmimit të naftës, që është pozitive për shumë vende.

FMN pret kjo rënie të shoqërohet edhe me faktorë të tjerë negativë, si investimet e dobëta. Këto reduktime ulin edhe më tej parashikimet mbi rritjen ekonomike për ekonomitë e zhvilluara dhe ato në zhvillim për vitet e ardhshme.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Facebook Messenger sjell Instant Articles

Kontrollimi i artikujve që i ndani me...

Close