|E hënë, Shkurt 19, 2018

"FOKUS" ngre siparin në 3 korrik ora 18 në Galerinë e Arteve. 

   Fier – 10333632_10203681609456386_7830436779982164672_oEkspozita fotografike “FOKUS” do të ngrejë siparin në edicionin e sajë të 7 në datën 3 korik në orën 18 në Galerinë e Arteve në Fier.
Në këtë edicion janë paraqitur 100 punime ku janë përzgjedhur 72 prej tyre që do të konkurojnë për tre cmime. Juria është e përbërë nga tre autorë të njohur që bënë të mundur përzgjedhjen e fotove pjesëmarëse në këtë aktivitet por që do të përcaktojnë edhe tre fituesit.
Organizatorët e këtij aktiviteti kanë vendosur që cmimi I parë do të marrë shumën e 100 mijë lekëve të rinj, cmimi I dytë 30 mijë lekë dhe cmimi I tretë 20 mijë lekë të rinj.
“Ndryshe nga vitet e tjera, ka pohuar organizatori Arben Alliaj këtë vit ka një farë zbehje dhe kjo jo për shkak të organizimit apo për mungesë pjesëmarje , por shkaku ka qënë mungesa e dy viteve të këtij aktiviteti pasi ka pasur mungesë fondesh. Ky është një aktivitet që sjell në Fier artistë fotografe të njohur nga vëndi dhe bota, por sjell gjithashtu edhe të rinjë të apasionuar pas fotografisë artisitke dhe profesionistë” , ka pohuar Alliaj.
Do të ishte shumë herë më mirë që krahas aktiviteteve të njohura si festivali aktrimit Apollon , apo aktivitete që zhvillon shoqata Antik të radhitej edhe ky aktivitet Fokus , aktivitete të një cilësie të lartë që duke folur pa droje kanë standarte bashkëkohore që sjellin në Fier figura të njohura të artit, personalitete, gjë që gjallërojnë jetën kulturore dhe artisitke të këtij qyteti.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Protesta/ Naftëtarët e uzinave – Pagat ose protesta pa afat deri në Tiranë

Fier - Ka rinisur protesta...

Close