|Friday, December 9, 2016
  • NA NDIQ NË

Forca ushtarake ruse në kufi me Ukrainën 

Ushtria Rusia njoftoi sot se ka formuar dy divizione të reja të këmbësorisë dhe ato do të vendosen në kufirin perëndimor të shtetit.

Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu tha se të dy divizionet e reja do të vendosen në qytetet e rajonit Belgorod, Voronezh dhe Smolensk, pranë kufirit me Ukrainën dhe Bjellorusinë, raporton AP.

Sipas tij, 70 për qind e këtyre forcave do të përbëhet nga ushtarë vullnetarë me kontratë, por ai nuk ka specifikuar se sa trupa do jenë në këto divizione.

Shoigu tha se ushtria ka ndërtuar disa objekte të reja për strehim dhe trajnimin e trupave.

Rusia kërkon të zgjerojë listën e ushtarëve vullnetarë, në mënyrë që të rrisë aftësinë ushtarake të vendit.

Kjo vendosje e divizioneve vjen në një kohë të ngritjes së tensioneve mes Perëndimit dhe Rusisë, pas aneksimit të Krimesë dhe mbështetjen që Rusia u jep forcave rebele në lindje të Ukrainës.

Add a Comment

%d bloggers like this: