|E enjte, Qershor 29, 2017

Forcohet Sistemi Automatik të Doganave. 

spiropali_2   USA – Sot, në OKB, Dogana Shqiptare ka “firmosur” përforcimin e Sistemit të saj Automatik të Doganave dhe njëkohësisht, edhe hapjen e “korridorit të përbashkët” të tranzitit Shqipëri – Kosovë, pas provës së parë së sukseshme që bëri disa javë më parë.

Drejtorja e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali bën të ditur se “sot në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë sëbashku me Zv. Sekretarin e Përgjithshëm të UNCTAD (Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim) nënshkruam marrëveshjen për përmirësim (upgrade) e sistemit ASYCUDA si dhe në bashkëpunim me delegacionin e doganave të Kosovës ramë dakord për korridorin e përbashkët të tranzitit Shqipëri-Kosovë që do implementohet nga UNCTAD dhe do shënojë një revolucion në marrdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës.”

ASYCUDA (Automated System for Custom Data) është projekti i Automatizimit të Proçedurave Doganore në Shqipëri, i financuar nga Bashkimi Europian.

Ai ka pasur për qëllim krijimin e një baze për një Sistem të Integruar të Informacionit Doganor, nëpërmjet përdorimit të një programi kompjuterik të zhvilluar nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim (UNCTAD), që përdoret aktualisht në mbi 80 vende nëpër botë.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është përmirësimi i financave të Qeverisë dhe forcimi i ekonomisë shqiptare duke rritur efikasitetin në sektorin e tregtisë së jashtme.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Bashkia – KUJDES nga temperaturat e larta, rrezik zjarri https://t.co/RFNvr9n7Fs https://t.co/55yzDd1Koc
11,392 people follow ALB365
Twitter Pic johnramp Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Flor Mumajesi publikon foton e tij nudo. (foto)

Flori Mumajesi është personazhi i radhës, i cili ka postuar foto krejtësisht nudo, mirëpo kjo foto është realizuar në kohën...

Close