|Sunday, December 11, 2016
  • NA NDIQ NË

Franca po mendon daljen nga BE 

Marion Le Pen, mbesa e kryetares së Frontit Nacional, Marine Le Pen dhe zëvendëspresidente e kësaj partie, ndodhet në Firence në vazhdën e përpjekjeve për të ndërtuar një rrjet të ri të të djathtës anti-bllok, të cilat morën hov me triumfin e Brexit-it dhe fitoren e Donald Trump-it në Shtetet e Bashkuara.

Në një intervistë për “Corriere Della Sera”-n, ajo thotë se forca politike që përfaqëson këmbëngul në rivendosjen e kufijve francezë, daljen nga zona e Shengenit, arritjen e sovranitetit monetar dhe supremacinë e të drejtave të francezëve mbi ato europiane.

Nëse nuk ia dalim, ishin fjalët e 27-vjeçares, do të propozojmë një referendum për shkëputjen e Francës nga BE-ja, transmeton tch.

Sa i takon dy kandidatëve të qendrës së djathtë që përballen me njëri-tjetrin në balotazhin e së dielës për nominimin në presidencialet e muajit maj, Marion mendon se i përkasin të njëjtit regjim politik.

Juppe ka qenë ministër kabineti i  Sarkozy-së, Fillon ka qenë kryeministri i tij. Që të dy kanë kontribuar në krijimin e Europës Federale. Sot, thotë Le Pen, prezantohen si njerëz të cilët duan të zgjidhin problemin që kanë krijuar po ata vetë.

Fitoren e Trumpit, ajo e përshkroi si lajm të mirë për Francën dhe për ekuilibrin në botë. Sipas politikanes së re, republikani do të shtrëngojë aleancën me Rusinë duke dalë kështu nga logjika e Luftës së Ftohtë e do të refuzojë politikat e rrezikshme që promovoi Clintoni në Irak e Afganistan.

Add a Comment

%d bloggers like this: